Kronika 14 August 2025, 20:21 Nga VNA

Një tjetër 14-vjeçar i vrarë, ndërsa dështimi i institucioneve dhe “mbyllja” e TikTok vazhdon

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër 14-vjeçar i vrarë, ndërsa dështimi i

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, këtë herë jo në kryeqytet, por në fshatin Pirg të Bashkisë Maliq. Në qendër të saj janë sërish dy të mitur.

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, dy 14-vjeçarë janë përfshirë në një konflikt me thika në ambientet e një lokali. Si pasojë, njëri prej tyre, Erald Xhejo, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur një konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Burime në vendin e ngjarjes thanë se të miturit kishin lënë takim për t’u sqaruar, por gjithçka përfundoi me përdorimin e thikave dhe sendeve të forta.

Kjo ngjarje rikthen në vëmendje dështimin e institucioneve për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës mes të rinjve. Vetëm pak muaj më parë, Shqipëria u trondit nga një ngjarje e ngjashme në Tiranë, ku humbi jetën një tjetër 14-vjeçar, Martin Cani, pas një konflikti mes adoleshentësh.

Pavarësisht premtimeve dhe masave të shpallura nga qeveria në atë kohë, duket se asgjë nuk ka ndryshuar në terren. Edhe propozimi për mbylljen e rrjetit social TikTok, i cilësuar si nxitës i sjelljeve të dhunshme tek të rinjtë, rezultoi të ishte thjesht një retorikë politike e kryeministrit. Në realitet ky rrjet social dhe përmbajtja e tij e dhunshme nuk u parandalua.

Deri sa institucionet shtetërore të vazhdojnë të reagojnë me propagandë ndaj këtyre fenomeneve serioze, shoqëria shqiptare do të vijojë të përballet me ngjarje tragjike që godasin gjithmonë më shumë moshat e reja.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme