Kronika 30 November 2025, 08:02 Nga VNA

Eksploziv në portën e një banese në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Eksploziv në portën e një banese në Vlorë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63 vjeçe.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme