Kronika 7 September 2025, 07:59 Nga VNA

“Një ministër nën hetim nga SPAK”, Klodiana Lala: Rëndësia e vizitës së Dumanit në DASH në prag të krijimit të kabinetit të ri qeverisës

Ndaje në Whatsapp
“Një ministër nën hetim nga SPAK”, Klodiana Lala:

Vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) ka ngjallur reagime të forta në skenën politike shqiptare, veçanërisht për shkak të kohës së ndjeshme në të cilën ndodhi – vetëm pak ditë përpara krijimit të kabinetit të ri qeverisës.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, në News24 theksoi se vizita ka krijuar shqetësim në radhët e mazhorancës, sidomos tek kryeministri Rama, i cili po përpiqet të shmangë përfshirjen në kabinet të personave që janë nën hetim nga SPAK.

Sipas saj, nëse një ministër i ri rezulton nën hetim, kjo do të ishte një goditje e fortë për Ramën, duke ndikuar negativisht në imazhin e tij politik dhe ndërkombëtar. Kjo bëhet edhe më e ndjeshme pas një sërë emrash të përfshirë në hetime në vitet e fundit, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ish-deputetin Jurgis Çyrbja, si dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.

Lala theksoi gjithashtu se SHBA kanë qenë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi, por mënyra se si ajo është implementuar në praktikë, sipas saj, ka pasur mangësi.

“SPAK e ka deklaruar që një ministër është nën hetim por nuk është bërë e ditur emri i tij. Vizita e Dumanit në DASH e ka “trazuar” Ramën pasi do të përpiqet të shmangë nga kabineti persona nën hetim, ndaj i duhet sa më shumë informacion. Marrja e ministri nën hetim do ta godiste Ramën. Ju e dini sa ka pasur rrugës që janë prekur, është Koka, Veliaj, Çyrbja, Beqaj etj. Ka shumë çështje të tjera që janë diskutuar, por SHBA nuk flet me emra, por me prioritete.

SHBA ishin mbështetësit e fortë të reformës, Shqipëria kishte nevojë për një reformë dhe shkundje të sistemit, por mënyra si u bë ishte e gabuar”, tha ajo.

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme