
Policia ka dyshime se pas arratisjes nga spitali i Durrësit, Altin Ndocit është pritur nga një makinë Audi ç’ka sipas hetuesve e kishte planifikuar arratisjen.
"Dyshohet se një audi A7 i bardhë me targa AA700RS e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit dhe më pas janë larguar në drejtim të Spitallës", thanë burimet.
Policia ka nisur kontrolle intensive në Durrës dhe zonat përreth, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po verifikohen kamerat e sigurisë përgjatë itinerarit të dyshuar të largimit.
Ndoci ishte i pandehur i SPAK dhe akuzohej pë krime të rënda.






















