Kronika 22 August 2025, 14:21 Nga VNA

Nis seanca gjyqësore ndaj Xhesion Toromenit, akuzohet për vrasje me paramendim

Ndaje në Whatsapp
Nis seanca gjyqësore ndaj Xhesion Toromenit, akuzohet për vrasje me

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Xhension Toromeni, 25 vjeç, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Besmir Kumria, 32 vjeç, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të riut drejtohet nga gjyqtarja Aurora Tushe, ndërsa organi i akuzës përfaqësohet nga prokurori Kristi Jorgji.

Prokuroria i ka ngritur Toromenit akuzat e rënda për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi dyshohet se ai goditi me thikë fqinjit të tij duke i shkaktuar vdekjen të menjëhershme.

Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit Kryekuq, ku dy fqinjët u përballën pas një konflikti të hershëm. Hetimet tregojnë se sherri kishte fillesat rreth dy vite më parë, gjatë një zënke për ujin e kanalit vaditës, ku Kumria kishte qëlluar me shuplakë babain e Toromenit. Pikërisht ky konflikt i mbartur dyshohet se çoi në përplasjen fatale.

Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja, por u kap pak orë më vonë në arrati nga policia. Gjatë arrestimit, Toromeni mësohet t’u ketë thënë efektivëve se krimi ishte një akt hakmarrjeje për fyerjen dhe dhunën e mëparshme ndaj babait të tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme