Kronika 9 December 2025, 08:31 Nga VNA

Nipi i Nehat Kullës humb jetën pasi hidhet nga Ura në Rrugën e Arbrit

Ndaje në Whatsapp
Nipi i Nehat Kullës humb jetën pasi hidhet nga Ura në Rrugën

Vetëvritet duke u hedhur nga Ura në rrugën e Arbrit nipi i “gjeneralit” famëkeq Nehat Kulla.

Në mesnatë, 39-vjeçari Klodian Kulla ka lënë makinën në mes të urës dhe është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Nehat Kulla drejtoi një nga bandat më famëkeqe në Tiranë. Ai njihej me nofkën gjenerali dhe vuajti një dënim për vrasjen e Halim Gjuzit, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

 

Klos / Informacion paraprak

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme