Kronika 17 Maj 2026, 14:04 Nga VNA

Ngjarjet kriminale dhe droga në shkolla, zbardhet porosia e Skënder Hitaj për vartësit: Hetoni, ndryshe do penalizoheni

Ndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit ka shpërndarë një telegram urgjent dhe të klasifikuar për të gjitha drejtoritë vendore në vend, ku pranon zyrtarisht se situata e drogës dhe armëve pranë shkollave është kthyer në një problem serioz sigurie.

Dokumenti, i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, flet hapur për ngjarje të ndodhura brenda dhe pranë institucioneve arsimore gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës janë kapur me lëndë narkotike, armë të ftohta dhe sende të tjera të ndaluara, ndërsa disa raste kanë sjellë pasoja për jetën, shëndetin dhe aktivitetin normal mësimor.

Por pjesa më e fortë e dokumentit është fakti se vetë Policia pranon se situata është përkeqësuar edhe për shkak të “punës së dobët” të strukturave të saj.

Ngjarjet kriminale dhe droga në shkolla, zbardhet porosia e Skënder


Në telegram thuhet se strukturat policore:
nuk kanë siguruar informacion në kohë për shpërndarjen e drogës pranë shkollave, nuk kanë organizuar kontrolle efektive dhe kanë bashkëpunuar dobët me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtoria e përgjithshme urdhëron masa emergjente në të gjithë vendin.

Agjentë të policisë kriminale do të angazhohen pranë shkollave, do të ketë kontrolle të befasishme nga antidroga dhe forcat operacionale, ndërsa kërkohet kapja në flagrancë e personave që shpërndajnë drogë pranë institucioneve arsimore.

Në dokument kërkohet gjithashtu intensifikimi i metodave speciale të hetimit, si dhe përfshirja e strukturave të krimit ekonomik për të ndaluar shitjen e produkteve të ndaluara për të miturit.

Policia paralajmëron se drejtuesit vendorë dhe efektivët që nuk zbatojnë urdhrat apo neglizhojnë situatat do të përballen me përgjegjësi disiplinore.

Ngjarjet kriminale dhe droga në shkolla, zbardhet porosia e Skënder


Telegrami është një nga dokumentet më të forta të muajve të fundit, pasi për herë të parë vetë Policia e Shtetit pranon në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm përhapjen e drogës pranë shkollave, por edhe dështimet e saj për ta parandaluar fenomenin në kohë.

Video

Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi raportohet për incidente, ku ka patur përplasje mes dy tifozërive. E domosdoshme ndërhyerja e policisë, me këta të fundit që kanë qetësuar situatën. Pamje të tilla kthejnë futbollin shqiptar shumë vite mbrapa dhe nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur në vet. Sfida Elbasani-Egnatia ishte e vlefshme për ndeshjen e dytë në Final Four

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, breshka e vogël kishte dëmtime në trup dhe shenja gjaku, çka ngre dyshime se mund të jetë goditur nga skafe apo mjete të tjera lundruese që qarkullojnë në zonë. Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat rrezikojnë zhdukjen, ndërsa kërkohet më shumë kujdes dhe kontroll ndaj lundrimit pranë zonave bregdetare ku këto specie jetojnë.

Aktivisti Baki Goxhaj, në një video-mesazh për VNA, njofton për situatën më të fundit pasi ai iu bashkua misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë bllokadën e Gazës dhe të krijojë një korridor ndihmash humanitare për popullsinë palestineze. “Jam bashkuar misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë rrethimin gati 3-vjeçar të Gazës, të krijojë një korridor ndihmash humanitare dhe të rrisë solidaritetin mbarëkombëtar me popullin e vuajtur të Palestinës. Flotila e sivjetshme është më e madhja deri tani me rreth 60 anije. Anëtarët e flotilës vijnë nga 50 shtete të ndryshme. Shtetet kryesore kanë delegacionet e tyre, anëtarët e tjerë grupohen në anije të përbashkëta. Pjesëmarrja në këtë mision buron nga një nevojë e brendshme për të bërë diçka përballë mizorive që kemi 2 vite e gjysmë që shohim dhe vjen si një shuplakë për maskarallëqet e qeverisë tonë, e cila nuk na përfaqëson aspak me marrëveshjet që bën me qeverinë genocidale të Izraelit. Shpresoj që pjesëmarrja ime këtu të shërbejë dhe si një zgjim për popullin shqiptar që të marrin frenat e vendit në dorë dhe t’i thonë jo maskarenjve”, shprehet ai.

Gara e MotoGP në pistën e Montmelo në Spanjë u shoqërua me skena të frikshme, pasi dy aksidente të rënda kaluan në plan të dytë rezultatin sportiv. Në xhiron e 12-të, Aleks Markez humbi kontrollin e motorit teksa tentoi të shmangte KTM-në e Pedro Akostas dhe u përplas dhunshëm jashtë piste. Gara u ndërpre përkohësisht, ndërsa piloti spanjoll u dërgua me urgjencë në spital, ku raportohet se ka pësuar trauma dhe fraktura, por pa rrezik për jetën. Pas rifillimit, një tjetër incident i rëndë ndodhi kur këmba e Johan Zarko ngeci në motorin e Francesco Banjajas pas një përplasjeje mes disa pilotëve. Fatmirësisht, edhe pse momentet ishin dramatike, nuk raportohet për rrezik për jetën e pilotëve të përfshirë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme