Kronika 2 April 2026, 20:17 Nga VNA

Ngjarje e rëndë në Fier/ 40-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet për vetëvrasje

Ndaje në Whatsapp

Ngjarje e rëndë në Fier/ 40-vjeçari gjendet i pajetë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja është vetëvrasje, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Burimet policore bëjnë me dije se Halka jetonte në Vlorë dhe kishte konflikte me bashkëshorten, e cila më parë kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.

40-vjeçari kishte shkuar në Portëz te shtëpia e prindërve të tij dhe, në një gjendje depresive, dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit, ku Halka përdori një armë gjahu çifte, e cila ishte në pronësi të babait të tij dhe përdorej me leje.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet dhe analiza për të kuptuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes. Familjarët dhe komuniteti lokal janë tronditur nga ky incident tragjik, ndërsa policia apelon për ruajtjen e qetësisë dhe bashkëpunimin e banorëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme