Kronika 8 May 2026, 07:57 Nga VNA

Ngjarja në Sarandë për motive pronësie? Policia: Kemi identifikuar autorin

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja në Sarandë për motive pronësie? Policia: Kemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mbrëmshme në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Shkak për vrasjen e 66-vjeccarit dyshohet ka qenë sërish një konflikt pronësie. Rexhep Ismaili dhe vëllezërit e tij kishin një karburant në zonën e “Qafë Gjashtë”,  ku pala tjetër shkoi për të sqaruar një konflikt për një pronë.

Gjatë diskutimit midis tyre ka pasur debate të cilat kanë kaluar në konflikt fizik. Në një moment, pjesa nga fisi Ismaili kanë nxjerrë armët për të qëlluar drejt personave që kishin ardhur. Por pala tjetër ka reaguar menjëherë duke qëlluar direkt dhe duke lënë të vrarë Rexhep Ismailin. Ato janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por dyshohet se mes tyre ka një të plagosur.

Në një komunikim për mediat, policia thotë së ka identifikuar autorin, ndërkohë që po punohet dhe për zbardhjen e plotë të motivit të konfliktit.

 

Njoftimi plotë i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme