Kronika 16 September 2025, 08:50 Nga VNA

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim mësuesin e artit

Ndaje në Whatsapp
Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës

Prindërit e dy nxënëseve, denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp.

Vajzat kanë deklaruar se komunikimet kishin karakter ngacmues, duke përfshirë kërkesa të papërshtatshme dhe cenim të dinjitetit të tyre.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë thekson se rasti në fjalë përmbush të gjithë elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” ndaj fëmijëve

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.D. i akuzuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1449/2024, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit ËhatsApp.

Vajzat kanë deklaruar se komunikimet kishin karakter ngacmues, duke përfshirë kërkesa të papërshtatshme dhe cenim të dinjitetit të tyre.

Prokuroria administroi prova të shumta, përfshirë kqyrjen e aparateve celulare të të miturave dhe të të pandehurit, ekspertiza teknike të bisedave, si dhe deklarimet e vajzave të marra në prani të psikologëve dhe përfaqësuesve ligjorë.

Raportet e ekspertimit psikologjik treguan se ngjarja ka shkaktuar gjendje ankthi dhe stresi të theksuar tek të miturat, duke imponuar nevojën për mbështetje të specializuar terapeutike.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë thekson se rasti në fjalë përmbush të gjithë elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” ndaj fëmijëve, një krim që ligji shqiptar e parashikon si vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme