Kronika 7 October 2025, 16:52 Nga VNA

Nga rrëmbimi në Itali te vrasja në Kolumbi, historia e Artur Tushit

Ndaje në Whatsapp
Nga rrëmbimi në Itali te vrasja në Kolumbi, historia e Artur

Janë zbuluar detaje të reja për Artur Tushin, shqiptarin që u ekzekutua nga një vrasës me pagesë pranë banesës së tij në Medellin, Kolumbi. 44-vjeçarit i janë qëlluar plot 11 plumba, që i morën jetën në vend, ndërsa autori i krimit, një 35-vjeçar venezuelian, u arrestua 19 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Policia kolumbiane njoftoi se vrasësi i Tushit ishte paguar në dollarë, çka ngre dyshime se krimi mund të jetë i lidhur me përplasje kriminale ndërkombëtare në qytet.

Artur Tushi, i njohur në Shqipëri me nofkën “Qoti”, ishte me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. Në vitin 2017, gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali, ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe fshatrave pranë rrugës kombëtare Milot–Burrel, teksa po udhëtonte me makinën e tij, e cila më pas u braktis në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë Shqiptare, disa persona ndaluan automjetin e Tushit, i vendosën një qese në kokë dhe e morën peng në një banesë. Gjatë rrëmbimit, shqiptarit i vodhën 200,000 lekë. Hetimet zbuluan se Tushi nuk kishte precedent penal as në Shqipëri dhe as në Itali.

Megjithatë, dyshohet që ky incident të ketë qenë i lidhur me aktivitete të paligjshme në të cilat ai ishte përfshirë jashtë vendit.

Pas hetimeve të para nga autoritetet kolumbiane përmes Interpol-it, u zbuluan disa precedentë penalë në emrin e Tushit në vende të ndryshme, përfshirë Ekuadorin dhe Spanjën, që ishin duke e hetuar. Ndër këto precedentë përmenden vepra si dhunë fizike dhe posedim droge.

Vrasja e Tushit ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës në Amerikën Latine. Dyshohet se ai mund të ketë qenë një narkotrafikant me lidhje në Europë.

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme