Kronika 30 Dhjetor 2025, 22:12 Nga VNA

Nga Range Rover te Hyundai i bardhë / Provat që çojnë te automjetet e përdorura në krimin ndaj Renis Dobrës

Ndaje në Whatsapp
Nga Range Rover te Hyundai i bardhë / Provat që çojnë te

Në emisionin investigativ “Në Shënjestër” u publikuan rezultatet e analizave të tre automjeteve që dyshohet se u përdorën në rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës nga fshati Zenisht i Matit.

Sipas materialeve të bëra publike, shtetasi Fation Bushgjokaj u paraqit më 10 korrik për të dorëzuar automjetin tip Range Rover, këtë herë i vetëm, pa praninë e vëllait të tij Aleksandrit, duke kërkuar nga koncesionari edhe heqjen e pajisjes GPS nga mjeti. Një ditë më pas, ai u rikthye për të dorëzuar edhe automjetin tjetër të marrë me qira më 5 korrik, një Volkswagen Golf 7.

Menjëherë pas identifikimit të automjetit Range Rover, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen kriminale, mjeti u sekuestrua dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku iu nënshtrua ekspertimeve të specializuara. Gjatë këqyrjes u gjetën fije floku, gjurmë papilare gishtash, bidonë uji të konsumuar, si dhe një mbetje me ngjyrë jeshile, për të cilën u urdhërua ekspertim kimik për përcaktimin e përbërjes së mundshme biologjike.

Ekspertimit iu nënshtrua gjithashtu edhe automjeti Volkswagen Golf 7, me targë AB 741 RB, ku u gjetën një bidon plastik, një ngjitës transparent, fije floku në sediljen e parë të pasagjerit dhe gjurmë gishtash.

Ndërkohë, grupi hetues ra në gjurmët edhe të një automjeti tjetër, Hyundai Santa Fe, me ngjyrë të bardhë, i cili dyshohet se ka shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes së krimit automjetin Range Rover të zi, si edhe makinën e viktimës.

Automjeti Mercedes Benz, i drejtuar nga Renis Dobra, pas nxjerrjes nga liqeni nuk rezultoi të kishte sende të jashtëligjshme. Brenda tij u gjetën vetëm dokumentet e mjetit, karta e identitetit e viktimës, si dhe dëshmia e taksistit Rufat Dobra, babai i Renis Dobrës, të vendosura në pjesën e kroskotit.

Sipas dosjes hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti Range Rover me targë AA 333 RM, automjeti Volkswagen Golf 7 me targë AB 741 RB, si dhe dokumentacioni i dhënies me qira për automjetin Mercedes Benz GLK me targë AB 321 JC. Po ashtu u sekuestruan automjeti Hyundai Santa Fe me targë AB 699 GH dhe automjeti Volkswagen Jetta me targë AB 478 TN, të dy me ngjyrë të bardhë.

Të gjitha këto automjete rezultojnë të jenë marrë me qira nga shtetasi Petrit Hoxha, i datëlindjes 10 prill 1970.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetues, menaxheri i subjektit të dhënies me qira të automjeteve, shtetasi E.T., deklaroi se Petrit Hoxha kishte marrë me qira automjetet Mercedes Benz GLK, Hyundai Santa Fe dhe Volkswagen Jetta për periudhën nga 3 korriku deri më 13 korrik 2025, duke paraqitur dokumentet e identifikimit dhe duke nënshkruar kontratat përkatëse sipas rregullave.

Petrit Hoxha është një emër i njohur për opinionin publik dhe drejtësinë, pasi emri i tij është përmendur më herët edhe në lidhje me vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Sipas dosjes, më 3 korrik 2025 Hoxha ka marrë me qira një Mercedes Benz GLK. Më 8 korrik 2025, datë që përkon me mbrëmjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës, ai është rikthyer për ta ndërruar këtë automjet me një Hyundai Santa Fe të bardhë, mjet që dyshohet se ka shoqëruar automjetin e viktimës. Vetëm disa orë më pas, në orën 00:45 të datës 9 korrik, Hoxha ka dorëzuar edhe këtë makinë, duke e ndërruar me një Volkswagen Jetta.

Përfaqësuesi i firmës së makinave me qira deklaroi se Petrit Hoxha ishte klient i rregullt dhe për këtë arsye nuk i ishte kërkuar parapagim, pasi kishte premtuar se pagesa do të kryhej në momentin e dorëzimit të mjeteve më 13 korrik 2025.

Sa i përket automjetit Hyundai Santa Fe, përfaqësuesi i subjektit deklaroi se pas dorëzimit nga Hoxha, mjeti ishte dhënë me qira një shtetasi të huaj, i cili në atë kohë ndodhej në Sarandë.

Video

Itali/ Gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e vogël, dhe njëqind persona të bllokuar. Ky është bilanci dramatik i aksidentit që ndodhi në impiantin e teleferikut të Macugnaga-s, në zonën Verbano-Cusio-Ossola në Piemonte. Ngjarja ndodhi në stacionin e sipërm të Monte Moro-s, në rreth 2.800 metra lartësi, pasi kabina dyshohet se ka mbërritur me shpejtësi të tepërt në stacionin e mbërritjes. https://www.vna.al/bota/itali-aksident-ne-teleferikun-e-monte-moro-ne-macugnaga-tre-te-plagosur-dhe-i18416

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të këtij pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Rama e ngre per vajzat dhe gratë e PS...

Aksident në afërsi të zonës së leshpunueses në Korçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme