Kronika 30 April 2026, 12:06 Nga VNA

Nga “masakra e bllokut” te arratia në ishullin e mafias në Brazil: Historia me dritë-hije e Ervin Matës, ish-partneri i Elvana Gjatës

Ndaje në Whatsapp

Nga “masakra e bllokut” te arratia në ishullin e mafias në

Ervin Mata, biznesmeni kontravers i ndërtimit i akuzuar nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe krijim organizate kriminale, është arrestuar katër ditë më parë në ishullin Ilhabela në Brazil. Arrestimi u krye nga Policia Federale dhe forcat lokale braziliane, ndërsa lajmi u raportua fillimisht nga CNN Brazil.

Mata kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare. Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet për përfshirje në disa episode trafikimi droge nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ai kishte mundur t’i shmangej arrestimit duke jetuar mes Amerikës Latine, Spanjës dhe Brazilit.

Në Shqipëri, emri i tij u bë i njohur publikisht pas përplasjes së armatosur me Ervis Martinajn në tetor të vitit 2018, në atë që u quajt “masakra e bllokut”. Ngjarja ndodhi në një lokal në zemër të Tiranës dhe tronditi opinionin publik, duke ekspozuar për herë të parë konfliktin mes dy grupeve. Në atë kohë, Mata ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes natën e përplasjes.

Deri në atë moment, Mata njihej në Tiranë kryesisht si një biznesmen i ndërtimit i përfshirë në projekte kullash dhe ndërtesash banimi në kryeqytet. Por hetimet e mëvonshme të SPAK nxorën në pah dyshime për një aktivitet shumë më të errët, që lidhej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe organizimin e rrjeteve kriminale.

Vendstrehimi që kishte zgjedhur nuk është një ishull i zakonshëm. Ilhabela, në brigjet e São Paulo-s, njihet historikisht si një nga vendet ku u vendosën rrjete të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pikërisht aty, në vitet 1970, u vendos edhe Tommaso Buschetta, një nga figurat më të fuqishme të mafies siciliane.

Buschetta jetoi për vite në ishull pa u vënë re, duke përdorur emrin Tomas Roberto Felice dhe duke u njohur nga vendasit si “Toninho”. Ai drejtonte operacionet e kontrabandës së kokainës dhe heroinës drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke përdorur anije që ankoroheshin në portin e São Sebastião dhe avionë që uleshin natën në një pistë të vogël në ishull.

Po në këtë ishull, dekada më vonë, u arrestua edhe biznesmeni shqiptar Ervin Mata.

Nuk dihet nëse Mata kishte zgjedhur Ilhabelën për të jetuar një jetë të qetë dhe luksoze larg syve të drejtësisë, apo nëse kishte përfunduar në një vend që prej dekadash mban historinë e rrjeteve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme