Kronika 15 April 2026, 10:22 Nga VNA

Nga klubet VIP te dosja e SPAK/ Jetmir Pepa mes luksit, konflikteve me motrat Berisha dhe akuzave për trafik droge

Ndaje në Whatsapp

Nga klubet VIP te dosja e SPAK/ Jetmir Pepa mes luksit, konflikteve me motrat

SPAK po zhvillon një operacion për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë në kuadër të një hetimi për trafik droge dhe krim të organizuar. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe biznesmeni Jetmir Pepa, pronar i “Pepa Group”.

Emër i njohur në botën e biznesit, por edhe një figurë e shumëpërfolur në median rozë, Pepa ka tërhequr shpesh vëmendjen për jetën luksoze, makinat e shtrenjta dhe prezencën e vazhdueshme në klubet e natës, ku jo rrallëherë është përfshirë në konflikte.

Një nga episodet më të bujshme lidhet me janarin e vitit 2025, kur gjatë një eventi për ndërrimin e viteve në një klub nate, ai u përfshi në një sherr me disa të rinj, që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit, duke qëlluar në ajër dhe duke shkaktuar panik te të pranishmit.

Përtej incidenteve në jetën e natës, emri i tij është lidhur edhe me përplasje të forta në rrethin e vajzave të showbiz-it. Rasti më i komentuar ishte ai i verës 2024, kur blogerja Klea Prenga u dhunua brutalisht në një restorant në Tiranë nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha. Sipas raportimeve, shkak i sulmit ishte dyshimi i Marielës se Prenga kishte ndërhyrë në marrëdhënien e saj me Jetmir Pepën.

Nga klubet VIP te dosja e SPAK/ Jetmir Pepa mes luksit, konflikteve me motrat

Ngjarja bëri bujë të madhe, pasi u publikuan edhe dëshmitë dhe pamjet e vajzës së dhunuar, duke e kthyer konfliktin në një nga historitë më të komentuara të kronikës rozë, ku në qendër qëndronte sërish figura e Pepës dhe marrëdhëniet e tij.

Biznesmeni rezulton gjithashtu i njohur për autoritetet edhe më herët. Në vitin 2021 ai i shpëtoi një atentati në Tiranë, ndërsa vite më parë ndryshoi mbiemrin në Marashi, duke marrë atë të ish-partneres së tij Xhulia Marashit, në një lëvizje që u interpretua si përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë.

Nga klubet VIP te dosja e SPAK/ Jetmir Pepa mes luksit, konflikteve me motrat

Nga jeta luksoze dhe lidhjet e bujshme, te konfliktet në klubet e natës dhe përplasjet mes vajzave, profili i Jetmir Pepës ka qenë gjithmonë në kufirin mes showbiz-it dhe kronikës së zezë. Tashmë, me akuzat e SPAK për trafik droge dhe krim të organizuar, ai përballet me një nga çështjet më të rënda penale deri më sot.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme