Kronika 7 October 2025, 10:07 Nga VNA

Nga atentati me tritol ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi në 2011 te vrasja e Astrit Kalasë, rastet e zeza që kanë shënjuar sistemin e drejtësisë ndër vite

Ndaje në Whatsapp
Nga atentati me tritol ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi në 2011 te vrasja e

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një seri aktesh ndaj figurave të drejtësisë në Shqipëri që prej vitit 1999 e deri më sot, duke konfirmuar një klimë të zgjatur kërcënimesh, frike dhe pasigurie për ata që mbrojnë ligjin.

Rasti i parë që tronditi opinionin publik ishte më 19 shkurt 1999 kur Kozeta Hyseni, vajza 21-vjeçare e një prokurori në Vlorë, Luftar Hyseni, u gjet e masakruar me gur në Qytetin Studenti në Tiranë. Dyshimet e hetuesve u përqendruan në hakmarrje ndaj të atit, ndërsa autorët nuk u identifikuan kurrë. 

Dy ditë më vonë, më 21 shkurt 1999, kryetari i Dhomës së Avokatisë Kleanthi Koçi mbeti i plagosur rëndë në një atentat në Tiranë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë në një avion drejt Italisë. Edhe kjo ngjarje nuk solli drejtësi.

Më 30 shtator 2003 u vra Genci Sina, shoferi i Prokurorit të Përgjithshëm të kohës Theodhori Sollaku. Ai u qëllua në mes të ditës në Tiranë, në prani të familjes së tij, në një atentat që u lexua si mesazh për drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme. Më 9 shtator 2011 u vra me eksploziv gjyqtari i Gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi, atentat me tipare mafioze që la pas vetëm dyshime dhe asnjë të ndaluar. Pista kryesore ishte ajo e çështjeve të ndjeshme të pronësisë që kishte gjykuar.

Tetë vite më vonë, më 22 mars 2019, avokati Ravik Gurra u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan, në kulmin e tensioneve mes grupeve kriminale, duke treguar se edhe avokatët nuk ishin më të paprekshëm përballë dhunës. Vetëm pak muaj pas kësaj, më 1 nëntor 2019 një atentat në Shkozet ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja shkaktoi vdekjen e shoferit të tij Andi Maloku, ndërsa vetë prokurori dhe një tjetër pasagjer mbetën të plagosur. As në këtë rast nuk pati përgjigje përfundimtare nga drejtësia.

Vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja është kulmi i një zinxhiri dhune që prej më shumë se dy dekadash ka shoqëruar sistemin shqiptar të drejtësisë, duke rritur ndjeshëm nevojën për masa reale sigurie, hetime të thelluara dhe një reagim institucional që të përputhet me gravitetin e situatës./ Report.tv

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme