Kronika 30 July 2025, 14:00 Nga VNA

Dosja e SPAK/ Tonelatat e kokainës që Klevis Hoxhosmani trafikoi me nipin e ish-deputetit socialist. Lekët u kaluan në sistemin Hawala.

Ndaje në Whatsapp
Dosja e SPAK/ Tonelatat e kokainës që Klevis Hoxhosmani trafikoi me

Të tjera detaje dalin në dritë nga hetimet e SPAK lidhur me grupin kriminal që përmbyti Europën dhe Britaninë e Madhe me kokainë që trafikonin nga Ekuadori dhe Kolumbia.

Klevis Hoxhosmani, një prej të dyshuarve që shfaqet jetën e luksit në rrjetet sociale, rezulton se bashkëpunonte me Ramazan Rrajën në trafikun e drogës. Rraja është nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

“Nga komunikimet që kanë zhvilluar mes të hetuarve Artur Hoxhosmani, Ramazan Rraja dhe personit të paidentifikuar më datat 2.10.2020–21.10.2020, evidentohet fakti se personi i paidentifikuar merret me porositjen, organizimin dhe mbarëvajtjen për daljen e mallit nga vendi i origjinës. Nga përmbajtja e komunikimeve rezulton se personi i paidentifikuar u shkruan faktin e dërgimit të të hetuarit Ramazan të ngarkesës së lëndës narkotike prej 500 copë, dhe se gjatë asaj nate ishin në pritje të sasisë prej 400 copë. I hetuari Artur shkruan se sasinë prej 500 copësh do e kalonin atë ditë, dhe se kjo ngarkesë do ishte me 900 copë, ndaj i hetuari Artur ka kërkuar që të hynte në këtë rrugë duke futur sasi tjetër me lëndë narkotike, por personi i paidentifikuar i thotë se ngarkesa nuk mund të kalojë shumën prej 1 ton”, thuhet në dosje.

SPAK thotë se ata flasin edhe për mënyrën sesi do të bëheshin transfertat e parave. Grupi kriminal kishte zgjedhur sistemin Hawala.

“I hetuari Artur u shkruan se është një super transfertë dhe nga më të mirat që kanë realizuar, pasi merr nga 2.3 dhe 5 milion (dyshohet se bëhet fjalë për euro), dhe e pyet personin e paidentifikuar nëse kishte transferta në Evropë apo në Holandë dhe nga Roma për në Ekuador, që t’i kalonte menjëherë shumën prej 1 milion euro, dhe se gjatë asaj jave ka pasur probleme të transfertave me Ekuadorin, i konfirmon faktin se disponon një shumë monetare prej 500 milionë në Ekuador dhe ja jep në Holandë. Në vijim diskutojnë për ngarkesën totale prej 2 ton lëndë narkotike të porositur nga të dyja palët”, theksohet në dosje.

Në Sky ECC të dyshuarit kanë dërguar edhe foto të produktit ku do të fshihej lënda narkotike, si dhe foto të kartëmonedhës së dollarit amerikan me shënimet e vlerave të kaluar me transfertë përmes sistemit të njohur “Hawala”.

Ndërkohë, nga komunikimet që Artur Hoxhosmani dhe Ramazan Rraja kanë kryer më datë 29.10.2020, konfirmojnë se sasia e lëndës narkotike e cila është sekuestruar nga policia në Rotterdam të Mbretërisë së Holandës është porositur dhe financuar prej tyre. Të hetuarit shprehin mërzinë për kapjen e lëndës narkotike dhe dyshimin se personi i paidentifikuar me pseudonimin “Big X” ka spiunuar për kapjen e lëndës. Në bisedat e zhvilluara midis tyre, personi nën hetim Ramazan Rraja i kërkon të hetuarit Artur Hoxhosmani që të komunikojë me zë me platformën tjetër të enkriptuar “BC”, për të konfirmuar faktin nëse ngarkesa e kapur nga autoritetet ligjzbatuese holandeze është e tyre apo jo, duke deklaruar se fotot e videot janë të realizuara në momentin e ngarkimit të lëndës narkotike në vendin e origjinës, sapo është futur në brendësi të kontejnerit.

 

Grupi kriminal u godit nga SPAK pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC. Sipas SPAK, anëtarët e grupit trafikuan 6 ton drogë. Vlera e tregut llogaritet 411 milionë euro.

Në pranga ndodhen Artur Hoxhosmani, vëllai i tij, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreaj i njohur si Cinco, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skëndaj, si dhe Ilir Lloshi, janë shpallur në kërkim.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme