Kronika 6 September 2025, 18:52 Nga VNA

Nga Ervis Çela tek Franc Çopja dhe ‘Cinco’! Gazetarja Lala zbardh detaje për rrjetet kriminale shqiptare: Pastrim parash me ar, kriptomonedha dhe jetë luksoze

Ndaje në Whatsapp
Nga Ervis Çela tek Franc Çopja dhe ‘Cinco’! Gazetarja

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet më të fundit ndaj rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Kjo javë" ka treguar se figura të njohura si Ervis Çela, Franc Çopja, Ermir Ndrejaj (Cinco) dhe të tjerë, janë pjesë e strukturave të fuqishme kriminale, me lidhje të forta në Amerikën Latine, veçanërisht në Paraguay, Kolumbi dhe Brazil.

“Ata bënin jetë luksoze, ndërsa pasurinë e fshihnin në mënyra kreative, si groposje nën ullinj, investime në kriptovaluta apo lingota ari,” – tha Lala, duke shtuar se hetimet kanë zbuluar një mekanizëm të sofistikuar të pastrimit të parave përmes bizneseve të ligjshme, tenderave dhe aktiviteteve financiare të maskuara.

Rastet nga Ervis Çela në Ermir ‘Cinco’ Ndrejaj

Ervis Çela, i dënuar më parë për vrasje dhe i arratisur prej vitesh në Paraguay, sipas Lalas, kishte ndërtuar atje një “perandori të drogës”, duke u kthyer në një nga furnizuesit më të mëdhenj të kokainës në rajon. Pas viteve në Amerikën Latine, ai ishte kthyer në Shqipëri, ku bënte një jetë normale në Peqin, deri në arrestimin e tij në Qeparo, pas kërkesës së SPAK.

“Në trafik ishin përfshirë edhe tre vëllezërit e tij. Paratë ishin investuar në kriptomonedha, në ar, dhe ishin fshehur nën ullinj,” – tha gazetarja.

Një tjetër organizatë e përmendur është ajo e Franc Çopjes, kundërshtar i njohur i Erion Alibejt, ndërsa për këtë grup ka të dhëna se ka pasur bashkëpunim edhe me Ervis Çelën.

Në analizën e saj, Lala u ndal edhe tek Fadil Balla, presidenti i klubit të futbollit Erzeni, i cili ka përfituar tendera nga Bashkia e Shijakut dhe institucione të tjera. Pavarësisht se ndodhej nën hetim, ai arriti të largohej, ndërsa policia rrethoi rezidencën e tij luksoze, por pa sukses.

Sipas saj, në çështjen e Ballës është i përfshirë edhe një punonjës policie i pezulluar, ndërsa policia e kishte monitoruar lëvizjet e tij gjatë një ceremonie familjare.

Në grupin tjetër kriminal përfshihen vëllezërit Hoxhosmani dhe Ermir Ndrejaj, i njohur si ‘Cinco’, që sipas Lalas kishte profil të ulët publik, por ishte një nga drejtuesit kryesorë të trafikut. Ai kishte një pasuri të madhe financiare, jetonte në bregdet dhe gruaja e tij ishte juriste, çka e bënte figurën e tij më pak të dyshimtë.

Ndërkohë, një kushëri i vëllezërve Hoxhosmani dyshohet se kishte planifikuar edhe vrasjen e Lulzim Berishës, kunatit të Plarent Dervishajt, një tjetër figurë kyçe e bandës së Durrësit.

“Pas 20 vitesh, hetimet tregojnë se Dervishaj bashkëpunonte me Hoxhosmanët, që bënin jetë luksoze në Monaco dhe shfaqeshin me makina 500-600 mijë euro,” – theksoi Lala.

Në fund, Lala përmendi edhe një personazh nga Tepelena, Renato Muskaj, për të cilin ka dyshime se ka trafikuar drogë me nëndetëse, një formë ekstreme dhe shumë e sofistikuar e kontrabandës. Ajo tha se hetimet për këtë rast janë ende në faza fillestare dhe pritet të zhvillohen më tej nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare./BalkanWeb 

 

 

 

 

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme