Kronika 13 November 2025, 21:10 Nga VNA

Nën sanksione nga SHBA familjarisht, Klodiana Lala shpjegon kush është Luftar Hysa

Ndaje në Whatsapp
Nën sanksione nga SHBA familjarisht, Klodiana Lala shpjegon kush

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sanksionimin e Luftar Hysës dhe familjes së tij, nga Departamenti i Thesarit në SHBA. 

Lala dha detaje nga aktiviteti i dyshuar i Hysës dhe familjes së tij. 

"Vendimi i dalë nga Departamenti i Thesarit, që ka sanksionuar familjen e Luftar Hysës, nën dyshim se pastrojnë paratë e kartelit të Sinaloa. Mendohet se janë pastruar në disa vende, përfshirë Shqipërinë.  Vëllezërit janë nga Belshi, vendosur herët në Meksikë. Luftari ka edhe pasaportë kanadeze.

Sipas sanksionimit, në rastin konkret, duke u konsideruar si familje mafioze, nuk mund të ketë lëvizje të parave pa autorizimin e Departamentit të Thesarit.

Luftar Hysa nuk ishte shumë i njohur, derisa u filmua duke hyrë në Kryeministri, u takua me kryeministrin. Gjatë një interviste tha se nuk ishte takim për biznes, por kishte të bënte me një mik skocez që donte të bënte libër për Shqipërinë. Më pas kryeministri, gjatë një intervistë për mediat italiane, pranoi se ishte diskutuar për një licensë kazinoje.  Familja Hysa ka kazino në Meksikë, por ka edhe në Shqipëri.

Kanë aktivitet edhe në Vlorë. Në atë kohë, kur foli Hysa, diskutimi kishte të bënte, kam parë bilancet e kompanisë, bëhej fjalë për 12 mln euro.

Luftar Hysa u ekspozua për herë të parë nga mediat në Meksikë. U mohua dhe u tërhoqën gazetarët fillimisht, sepse e dini që karteli Sinaloa është ndër më të fuqishmit në botë, është kthyer në shqetësim të madh edhe për SHBA. Por, tashmë është një vendim i SHBA, Departamentit të Thesarit. Ka patur qëllim goditjen e milionave të dollarëve. Kur një familje goditet te paratë, me sa duket Departamenti e sheh si masën ekstreme për të paralizuar aktivitetin e grupit", deklaroi ndër të tjera Lala. /TPZ

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme