Kronika 21 Tetor 2025, 21:13 Nga VNA

“Në Shënjestër” zbardh planet e errëta të Aurel Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij për ekzekutime brenda dhe jashtë burgut

Ndaje në Whatsapp
“Në Shënjestër” zbardh planet e errëta të

Hetimet e fundit për zhdukjen dhe vrasjen e Klevis Lleshit kanë zbuluar detaje tronditëse për veprimtarinë kriminale të Aurel Hoxhës, i cili akuzohet si porositësi kryesor i vrasjes. Emisioni "Në Shënjestër" ka zbardhur bisedat nga aplikacioni i komunikimit të koduar SkyECC, Hoxha jo vetëm që ka urdhëruar ekzekutimin e Klevisit, por po planifikonte edhe një vrasje tjetër brenda burgut, në bashkëpunim me të dënuarin me burgim të përjetshëm Agim Pepa, autor i vrasjes së Gani Malushit në vitin 2003. Nga bisedat e zbardhura, del se Hoxha komunikonte rregullisht me kushëririn e tij, Saimir Kolaverin, i cili ndodhej në Gjermani. Ky i fundit e informon se një person me emrin “Gysi” po kërkonte ta takonte për të “mbaruar punë me ato dy kur… në burg”. Kur Saimiri e pyet nëse kishte ndonjë gjë të sigurt, ai shton se njohin njerëz brenda burgjeve, por “nuk e bën dot njeri”, duke e pyetur më tej:

“Ça të bën Agim Pepa si thua ti? Me i thënë atij dhe ai mbaron punë.”

Nga konteksti i bisedës kuptohet se Hoxha po përpiqej të kontaktonte Agim Pepën për të organizuar një atentat brenda burgut, ku sipas hetimeve, objektivi i mundshëm ishte Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevisit, i dënuar dhe ai në burgun e Peqinit. Në vijim, bisedat tregojnë një klimë paniku mes grupit, pasi pas publikimit në media të zhdukjes së Klevis Lleshit, në Burrel nisën të qarkullonin fjalë që përmendnin emrin e Sabah Nuzit, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Hoxhës.

Sabah Nuzi, i njohur me pseudonimin “Alo” në SkyECC, shfaqet në mesazhe tepër i nxehur dhe i armatosur. Ai ka shkuar me kallashnikov në lokalin “Koliqi” për të kërcënuar personat që po përflisnin emrin e tij në lidhje me zhdukjen e Klevisit. Saimiri përpiqet ta qetësojë, duke i shkruar:

“Mos u shqetëso fare, se na ke ne mbrapa për çdo gjë. Kush të flasë, i thuaj të shkrij.”

Ndërkohë, një tjetër zhvillim shqetësues ishte veprimtaria e dajës së Klevisit, Qemal Dedja, i cili kishte nisur të kontrollonte kamerat e zonës për të zbuluar lëvizjet e nipit. Kjo gjë shkakton panik te Aurel Hoxha dhe Sabah Nuzi, të cilët diskutojnë mënyra për ta trembur ose “mbyllur gojën” Qemal Dedjës. Në një nga bisedat më të rënda, datë 18 gusht 2020, Sabah Nuzi i kërkon Hoxhës një makinë të vjedhur, duke i thënë:

“Kam nevojë për një makinë të vjedhur. Më ndihmo, se kam diçka për të mbaruar. E kanë dhënë lajmet dhe një djalë ka komentuar se e ka bërë Sabah Nuzi. Dua të mbaroj punë me të.”

Në vijim, Nuzi i tregon Hoxhës se ka djegur makinën BMW që përdori gjatë vrasjes, pasi “ishte bërë lumë me gjak”, ndërsa automjetit tjetër tip Seat i ka ndërruar sediljet dhe do ta lyente për të humbur gjurmët. Ai shton se do të “hiqte qafe” edhe shefin e Krimeve në Burrel që po hetonte ngjarjen.

Për të shmangur dyshimet, grupi kishte përgatitur një skenar për të krijuar idenë se Klevisi ishte arratisur drejt Greqisë, duke paguar persona që të përhapnin fjalë sikur ai ishte parë në Sarandë.

Saimiri, që ndodhej në Gjermani, komunikon vazhdimisht me Hoxhën, duke e këshilluar të mos kthehet në Shqipëri:

“Më thanë që mendojnë se e ka hequr ai kushoja yt (Sabahu), sepse ka qenë një natë më parë duke pirë me Klevisin. Thashë se nuk di gjë për atë punë. S’ka pas punë kushëriri im me atë punë.”

Në fund të bisedave, del se grupi po përgatiste madje edhe një letër të rreme, që do t’i dërgohej familjes Lleshi përmes një personi me emrin “Papi”, për t’u thënë se Klevisi ishte gjallë dhe ndodhej jashtë shtetit. Paralelisht, planifikonin presione dhe kërcënime ndaj familjarëve të tij që po kërkonin të vërtetën, duke i paralajmëruar se do kishin të njëjtin fat si ai. Një nga mesazhet e fundit të Saimir Kolaverit për Aurel Hoxhën është i ftohtë dhe kërcënues:

“Është ai daja i vetë kusho. Po ndonjë fjalë po ja çojmë, po jo tani, më vonë. Edhe po i themi si shumë po fol, se të erdhi radha. Kaq, dhe ai e bën në brekë.”
Kështu, nga bisedat e përgjuara në SkyECC, hetuesit kanë zbuluar një rrjet të organizuar kriminal që përfshinte individë brenda dhe jashtë vendit, me plane për vrasje të shumta, manipulim provash, dhe intimidim dëshmitarësh. një ngjarje që vazhdon të tronditë opinionin publik dhe të zgjerojë hetimet përtej kufijve të Shqipërisë.

Video

Rebelim në PD? Besart Xhaferri paralajmëron: Nëse Berisha nuk ripërsërit zgjedhjet e 11 majit duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Dikur ishim para Gjermanisë. Tani jemi para gjithë Europës

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: Siç ka thënë dhe Erioni, kolegët të pyesin për çdo gjë.

Tom Doshi mbërrin në SPAK.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme