Kronika 14 October 2025, 20:41 Nga VNA

“Në Shënjestër” zbardh detaje tronditëse nga dëshmia e vrasësit të gjyqtarit Kalaja

Ndaje në Whatsapp
“Në Shënjestër” zbardh detaje tronditëse nga

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar dëshmi të reja nga dosja hetimore për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, më 6 tetor. Një nga pikëpyetjet kryesore është hyrja me armë e 30-vjeçarit Elvis Shkambi, i cili së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, kaluan detektorin pa u kontrolluar nga roja e sigurisë Banush Koxhaj, edhe pse pajisja sinjalizoi prezencën e metaleve.

Të dy qëndruan për rreth dy orë në sallën e pritjes, pa shfaqur asnjë shenjë shqetësimi. Elvis Shkambi kishte fshehur pistoletën në brez, nën bluzë. Në orën 15:29, pas thirrjes për seancën, ata hynë në sallën nr. 3. Në 15:35, menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Kalaja, Elvisi nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt tij, duke e plagosur për vdekje. Ai qëlloi gjithashtu Ragip dhe Ervis Kurtajn, të cilët mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Gjon Shkambi nuk ndërhyri, duke ngritur dyshime se mund të kishte dijeni për planin. Pas krimit, Elvisi dorëzoi armën te një nëpunës gjyqësor dhe doli qetësisht në oborr, ku u arrestua nga policia. Sipas dëshmisë së sekretares së gjykatës, autori i drejtoi armën edhe asaj, por i tha: “Nuk kam asgjë me ty”.

Në hetime, Elvis Shkambi ka deklaruar se “nuk e kishte planifikuar vrasjen” dhe se “kur u shpall vendimi, iu errën sytë”. Ai pranoi se mbante armë prej 10 vitesh dhe pretendoi se punonte “në agjenci inteligjente”. Pamjet filmike tregojnë se ai u dorëzua pa rezistencë, duke u identifikuar vetë para policëve.

Familjarët e tij, gjatë seancës për masën e sigurisë, kërkuan falje publike për ngjarjen, duke e justifikuar me “tronditje psikike” nga një kalvar i gjatë gjyqesh për një çështje pronësie në Shkodër, që përfshinte ish-shkollën e Rezervave dhe 31 familje të tjera. Kjo çështje, e shoqëruar me tensione, gjoba dhe ankesa të vazhdueshme, kishte përfunduar në duart e gjyqtarit Kalaja.

Gjon Shkambi është kallëzuar më parë për kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe për vetëgjyqësi.

Pas ngjarjes, familjarët e tij hapën një GoFundMe, ku u mblodhën mijëra dollarë.

Vrasja tronditi opinionin publik dhe ngriti pyetje të thella:

– A dështoi reforma në drejtësi?

– A janë të sigurta gjykatat shqiptare?

– A është kjo thjesht një çështje sigurie apo simptomë e një sistemi të lodhur dhe të vonuar në dhënien e drejtësisë?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme