Kronika 14 Tetor 2025, 21:31 Nga VNA

“Në Shënjestër”/ Atentati ndaj gjyqtares Irena Gjoka në 2007, si e shpëtoi sekretarja nga plumbat, autorit iu bllokua arma

Ndaje në Whatsapp
“Në Shënjestër”/ Atentati ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Irena Gjoka, sot anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka qenë një tjetër gjyqtare që do të binte pre e plumbave në vitin 2007. Në atë kohë, Gjoka ishte gjyqtare në Gjykatën e Fierit.

Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi ngjarjen e 18 janarit 2007, kur Irena Maneku shpalli vendimin që i lejonte ish-gruas së një të padituri të hynte në apartamentin që kishin në bashkëpronësi. I padituri, Hajdar Malaj, kishte ardhur atë ditë i përgatitur, jo vetëm për t’u përballur me një vendim që nuk do ta kënaqte, por edhe për të vendosur “drejtësi” me anë të plumbave. Ashtu siç edhe bëri.Teksa gjyqtarja Irena Maneku Gjoka nisi të lexonte vendimin, ai nxorri një armë dhe nisi të qëllonte drejt saj. Por edhe pse qëlloi, plumbat shkuan bosh. Kjo, pasi sekretarja e gjykatës e kishte pikasur në kohë armën që doli nga çanta e autorit dhe i bëri thirrje gjyqtares të ruhej. Gjyqtarja, që shpëtoi për mrekulli, u fut poshtë podiumit, ndërsa Malaj tentoi të realizonte qitjen, por arma iu bllokua.

Sekretarja e gjykatës, me një guxim të jashtëzakonshëm, e mbërthen nga pas autorin për të mos e lejuar të vazhdojë të qëllojë. Në ato çaste, gjyqtarja arrin të largohet nga salla dhe të fshihet në zyrën e një gjyqtari tjetër. Por ai që u plagos ishte Agim Gjoka, roje sigurie në gjykatë, i cili ndërhyri i pari sapo pa Hajdar Malajn me armë në dorë.

Malaj qëndronte në derën e sallës dhe qëlloi ndaj nëpunësit të sigurisë, duke e lënë të plagosur në krah.

Megjithatë, rojtari, edhe pse i plagosur, nuk e lejoi autorin të largohej dhe e pengoi të mbushte sërish armën, duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme. Pak minuta më pas, Hajdar Malaj u arrestua në sallën e gjyqit nga policia.

Në vitin 2007, ai u dënua me 20 vite burgim për tentativë vrasjeje ndaj gjyqtares dhe punonjësve të policisë, duke marrë një dënim shembullor.

Nga hetimet e mëvonshme doli se Gjykata e Fierit kishte probleme serioze sigurie, mungesë detektorësh metalikë dhe mungesë kontrollesh fizike në hyrje.

Por viktima në sistemin e drejtësisë nuk kanë qenë vetëm gjyqtarët.

Në mars të vitit 2019, avokati Ravik Gurra u qëllua me silenciator në një lokal në Elbasan, ndërsa konsumonte një kafe.

Plumbat e morën në kokë dhe autori u zhduk me errësirën. Pak minuta më pas, makina e qitësit u gjet e djegur në dalje të qytetit. Gurra, që jetonte mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dyshohet se u vra si pjesë e një larjeje hesapesh mes bandave të Elbasanit, ku ai ishte avokat i familjes Çapja.

Rreth orës 19:35 të asaj mbrëmjeje, policia konfirmoi:

“Në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi Ravik Gurra, 50 vjeç, banues në Elbasan.”

Shërbimet e policisë ngritën pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, ndërsa nisën kërkimet për autorët. Një nga dëshmitë më interesante mbi vrasjen e avokatit Gurra është ajo e Erion Alibej, i penduari i drejtësisë, i cili deklaroi në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda se dyshon që pas vrasjes qëndronte grupi i Suel Çelës. Sipas tij, Suel Çela i kishte pranuar këtë në një bisedë, kur Alibej po hetonte vetë mbi masakrën e Bradasheshit, ku iu vranë vëllai Endriti dhe xhaxhai Arben Dylgjeri.

" I thashë Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që i thërrasin ‘Naqo’. Sueli i shkroi atij. Pastaj e pyeta: ‘Po me avokatin Ravik Gurra ç’patët?’

Më tha: ‘I futi hundët shumë tek ‘Maçi’ (Klodian Çopja).’”

Edhe Ardjan Çapja, sot në pranga, ka kërkuar disa herë që të zbardhet vrasja e avokatit të tij, duke theksuar se ai kishte materiale hetimore mbi masakrën e 3 shkurtit 2016, ku në përgjime përmendej një politikan.

Këto përgjime, sipas tij, rezultojnë të zhdukura. Dyshimet mbeten se Ravik Gurra u ekzekutua nga vrasës me pagesë të ardhur nga jashtë vendit — autorë që ende nuk janë zbuluar.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme