Kronika 16 April 2026, 15:32 Nga VNA

Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine: Kompania e sekuestruar e Jetmir Pepajt fitoi 7.1 miliardë lekë nga tenderat publik

Ndaje në Whatsapp

Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine: Kompania e sekuestruar e

Prokuroria e Posaçme goditi një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Mir Pepaj, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar për akuzat e trafikut të kokainës, grupit kriminal dhe pastrim parash.

Sipas SPAK grupi kriminal ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës. Përgjatë viteve 2019-2021, sipas prokurorisë së Posaçme janë trafikuar 7.5 tonë kokainë, në tetë episode në ndryshme.

Në total SPAK firmosi 11 urdhër arreste, përfshirë dhe për kreun e grupit Jetmir Pepaj. Vetëm 3 prej të dyshuarve ranë në pranga, ndërsa 8 të tjerë janë në kërkim.

SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 12 mln euro që dyshohet se iu përkasin kreut dhe anëtarëve të dyshuar të këtij grupi.

Një prej kompive të sekuestruara është “Pepa Group” e cila zotërohet nga familjarë të Jetmir Pepaj.

Kjo kompani rezulton të ketë përfituar kontrata publike në vlera miliona euro.

Referuar të dhënave të Open Data rezulton se kjo kompani ka fituar e vetme 12 tendera me një vlerë që shkon në 7.1 miliardë lekë.

Shumicën e procedurave publike që ka përfituar janë nga bashkia e Tiranës me gjashtë të tilla, tre nga bashkia Kukës, dy nga bashkia Fushë Arrëz dhe një nga bashkia Lezhë. Ndër to mund të përmendim ndërtimin e shkollës 9-vjeçare Pjetër Budi në Tiranë me vlerë 3.7 miliardë lekë. "Pepa Group" ka fituar tenderin për ndërtimin e qendrës “Ten” apo atë për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve.

"Pepa Group" ka fituar dhe tendera të tjerë, që lidhen me programin e rindërtimit, të paktën 6 procedura apo rikonstruksion të rrugëve por ka hyrë në garë bashkë me kompani të tjera.

Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine: Kompania e sekuestruar e

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme