Kronika 1 April 2026, 13:17 Nga VNA

Ndreca tregon “rekordin” e Veliajt në burg: Lexon 200-300 faqe në ditë nga dosja e tij

Ndaje në Whatsapp

Ndreca tregon “rekordin” e Veliajt në burg: Lexon 200-300 faqe

Pas përfundimit të seancës së sotme për Erion Veliajn, avokati i tij, Plarent Ndreca, tha se kryebashkiaku nuk u paraqit në seancën e sotme pasi është duke u njohur ende me dosjen. Madje, Ndreca tregoi se Veliaj po lexon dosjen me një ritëm prej 200-300 faqesh në ditë.

“Ai vazhdon të lexojë me një ritëm prej 200-300 faqesh në ditë dosjen, por siç ju e kuptoni, është një dosje shumë voluminoze”, tha Ndreca.

Statistika interesante këto të avokatit, sepse përveçse tregojnë që Veliaj ka filluar të lexojë, shërbejnë edhe për çdo zyrtar tjetër që mendon të shkelë ligjin, do të duhet të japin llogari për mijëra faqe akuzë të SPAK.

Ndoshta edhe Ndreca do të duhet ta përvetësojë këtë ritëm leximi, se ku i dihet, edhe ai me dosje të hapura është në Prokurorinë e Posaçme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme