Kronika 26 March 2026, 12:21 Nga VNA

Ndoi çon në Gjykatë emërimin e Joni Ketës në krye të BKH, kërkon shpalljen e vendimit të KLP të pavlefshëm

Ndaje në Whatsapp
Ndoi çon në Gjykatë emërimin e Joni Ketës në

Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Gentian Ndoi, që garoi për drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vënë në lëvizje Gjykatën Administrative ku kundërshton emërimin e Joni Ketës në krye të këtij institucionit.

Këtë të enjte në Gjykatën Administrative u zhvillua dhe seanca gjyqësore, ku gjyqtarja Altina Nasufi nisi shqyrtimin e padisë së Ndoit.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit nr.370, të datës 19.12.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për emërimin e Drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Avokatët e Ndoit pretendojnë se akti për emërimin e Ketës është marrë në kundërshtim me ligjin e për rrjedhojë duhet konstatuar absolutisht i pavlefshëm.

Ai kërkon nga Administrative që të urdhërojë Komisionin e Përzgjedhjes pranë Prokurorisë së Posaçme të përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra që të përcjellin për emërim për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kandidatin që ka marrë më shumë pikë në garën e zhvilluar, z. Gentian Ndoi.

Ndoi ishte një nga kandidatët në garë për të marrë drejtimin e BKH-së dhe u rendit i pari. Por KLP mbi bazën e propozimit të komisionit pranë SPAK emëroi në këtë detyrë Joni Ketën.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme