Kronika 23 March 2026, 09:14 Nga VNA

Ndjekje filmike në autostradë, kapet drogë me vlerë 400 mijë paund në Britani

Ndaje në Whatsapp
Ndjekje filmike në autostradë, kapet drogë me vlerë 400

Një ndjekje e rrezikshme me shpejtësi të lartë në një autostradë në Britaninë e Madhe ka çuar në zbulimin e një sasie të konsiderueshme kokaine, me vlerë rreth 400 mijë paund.

Ngjarja ndodhi më 22 mars 2020 në autostradën M1, pranë daljes 15, ku policia i bëri shenjë për ndalim një automjeti tip Audi A6. Në timon ndodhej një 36-vjeçar nga Londra, i identifikuar si Arian Aliaj.

Në vend që të ndalonte, ai shtoi shpejtësinë, duke nisur një ndjekje të rrezikshme që vuri në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Pas disa minutash, automjeti u braktis pranë zonës së Rugby.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi tre kilogramë kokainë pranë makinës dhe një tjetër kilogram brenda saj, me një vlerë totale në treg që arrinte deri në 400 mijë paund. Autoritetet theksuan se bëhej fjalë për trafik në shkallë të gjerë dhe jo përdorim personal.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Policisë Metropolitane, i dyshuari u lokalizua në një mjet tjetër dhe u arrestua.

Kontrollet në banesën e tij në Southgate zbuluan prova të tjera, përfshirë sasi shtesë droge, pajisje të lidhura me shpërndarjen dhe rreth 4 mijë paund cash.

Çështja u shqyrtua në gjykatë, ku i pandehuri pranoi fajësinë për posedim me qëllim shpërndarjeje të drogërave të klasës A dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Ai u dënua me 7 vite e gjysmë burg.

Autoritetet deklaruan se ky rast nxjerr në pah rrezikun që paraqet trafiku i drogës dhe ndikimin e tij në komunitet, ndërsa theksuan se operacione të tilla parandalojnë shpërndarjen e lëndëve narkotike në rrugë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme