Kronika 30 September 2025, 09:45 Nga VNA

Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë/SPAK merr të pandehur ish kryetaren e Bashkisë Tropojë

Ndaje në Whatsapp
Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë/SPAK

SPAK ka marrë të pandehur ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, e dyshuar për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, Islamaj ka financuar ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë me fondet publike të bashkisë, por jo për nevoja komunitare – por për interesat e familjarëve të saj që jetojnë në këtë fshat.

Nën hetim është marrë edhe ndërtuesi Rrok Gega, kompania e të cilit ka fituar tenderin për ndërtimin e urës.

Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut të mëparshëm Rexhë Byberi.

Byberi vetë ndodhet nën hetim për “shpërdorim detyre”, duke dyshuar se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2.7 miliardë lekësh të vjetra.

Njoftimi: 

SPAK dërgon për gjykim për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën së Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal Nr. 15 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Rrok Gegaj – i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar ga neni 244, paragrafi dytë i Kodit Penal.

Zyra Islamaj – e akuzar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, rezulton se shtetasja Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.

Prokuroria e Posaçme ka administruar materialin kallëzues, bazuar mbi një informacion të ardhur më 8.1.2025, nga Partia Demokratike, i mbështetur mbi denoncimin e bërë nga një emision televiziv investigativ në nëntor të vitit 2024.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme