Kronika 27 December 2025, 09:32 Nga VNA

Ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
Ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur, Prokuroria

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT si dhe personat që bënë ndërtimet.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar "Butrint" dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 "Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare" (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 "Rishikim"
Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme