Kronika 31 October 2025, 14:40 Nga VNA

Ndërron jetë ish-kryeministri, Fatos Nano

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë ish-kryeministri, Fatos Nano

Ish-kryeministri, Fatos Nano, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Nano ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë që ish-kryeministri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Më 12 Shtator 2024, iu është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë. Gjithashtu Fatos Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital privat, në vitin 2023, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar.

Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë  u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë. Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar për 14 vjet Partinë Socialiste.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme