Kronika 13 September 2025, 13:50 Nga VNA

Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, familjarët e Besnik Koçiut: Vuante nga ishemia dhe diabeti. U mbajt i izoluar dhe nuk iu dha ndihma e parë

Ndaje në Whatsapp
Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, familjarët e

Besnik Koçiu, i arrestuar më 12 korrik 2025 për dyshimet e plagosjes me armë sportive, ndërroi jetë në paraburgimin 313, vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për izolimin e tij në arrest me burg.

Familjarët e Koçit kanë ngritur akuza të forta ndaj institucioneve, duke pretenduar se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rënduar dhe se ai nuk ka marrë kujdesin e duhur gjatë qëndrimit në paraburgim. “Ai vuante nga goditje në tru, diabet dhe sëmundje të tjera serioze. Nuk duhej të qëndronte as një orë në paraburgim pa marrjen e masave për shëndetin e tij,” tha Eranda Sejdini, e afërme e të ndjerit.

Sipas familjarëve, Besnik Koçiu ka pësuar probleme shëndetësore për më shumë se 5 orë brenda qelisë së izoluar, pa asnjë ndihmë mjekësore. Ata akuzojnë për përgjegjësi drejtpërdrejt institucionet shtetërore dhe autoritetet që ishin kompetente gjatë arrestimit dhe paraburgimit.

Vëllai i tij, Maksim Kociu, shprehu zhgënjimin e thellë për mungesën e kujdesit dhe injorimin e gjendjes së Besnikut nga ana e burgut dhe gjykatës. “Nga gjykata deri te burgu, është bërë neglizhencë totale. Nuk i dhanë asnjë ndihmë,” tha ai.

Familja ka depozituar një kallëzim penal në prokurori, duke kërkuar hetim të plotë të ngjarjes dhe përgjegjësi për personat që mund të jenë përfshirë në moskryerjen e detyrës. “Kërkojmë që të hapen kamerat e paraburgimit dhe të zbardhet e vërteta e vdekjes së Besnikut. Nuk kemi asnjë përgjigje nga shteti,” theksoi Eranda Sejdini.

Vëllai Maksim shtoi se nuk do të ndalet derisa të bëhet drejtësi dhe të gjendet përgjegjësia për vdekjen e Besnikut. “Dua të shoh dosjen, të shikoj kamerat dhe të sigurohem që çdo përgjegjës të marrë dënimin e merituar,” u shpreh ai.

Gjykata e Tiranës, që caktoi masën e arrestit me burg më 15 korrik, nuk mori në konsideratë kërkesën e avokatit për një masë më të butë sigurie, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore të të ndjerit.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme