Kronika 1 January 2026, 10:24 Nga VNA

Nata e ndërrimit të viteve, 20 të lënduar nga fishekzjarrët, një e mitur preket nga një plumb qorr

Ndaje në Whatsapp
Nata e ndërrimit të viteve, 20 të lënduar nga

Nga hedhja e fishekzjarrëve gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, janë raportuar 20 persona të lënduar, por për fat të mirë pa rrezik për jetën.

Sipas burimeve policore, mes të lënduarve është edhe një vajzë 13-vjeçare, e cila ka pësuar një dëmtim të lehtë në parakrah nga një plumb qorr.

“Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr (16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë)”, njoftoi policia.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme