Kronika 29 Gusht 2025, 09:08 Nga VNA

Narkotrafikanti Kristian Koni përplasje me biznesmenin Vesel Demiraj për një vilë. A po hetohet si motiv i atentatit në Lundër?

Ndaje në Whatsapp
Narkotrafikanti Kristian Koni përplasje me biznesmenin Vesel Demiraj

Kristian Koni alias Olsi Meta, të cilit prokuroria i sekuestroi miliona euro pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës, rezulton se ishte në konflikt me Vesel Demirajn, fëmijët e të cilit i mbijetuan një atentati të mirëorganizuar në zonën e Lundrës.

Në dokumentin e prokurorisë thuhet se Kristian Koni zotëron pasurinë vilë nr. 2-B me përbërje 3 kate dhe sipërfaqe ndërtimi 391.1 metra katrorë, me pishinë në zonën e Mulltetit të Tiranës, pjesë e kompleksit rezidencial Rolling Hills. Kjo pasuri është përfituar përmes një kontrate premtim shitje me shtetasit Vesel Demiraj dhe R. Demiraj. Çmimi i rënë dakord mes palëve ishte 280 mijë euro dhe do të shlyhej paraprakisht nga blerësi, pranë Kristian Konit përmes transferte bankare.

Lidhur me historikun e kësaj pasurie, rezulton se pala premtuese – shitëse shtetasi Vesel Demiraj, e kishte porositur këtë vilë nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes së lidhur me kompaninë “AS Construksion”.

Sipas kësaj kontrate çmimi i dakordësuar 808 mijë euro, me pagesë në disa këste.

Në momentin e lidhjes së kontratës së premtim shitjes me Kristian Konin, pala shitëse ende nuk e kishte përfunduar likuidimin e detyrimeve për blerjen e kësaj pasurie. Më datë 18 mars 2024 palët kanë revokuar kontratën e premtim shitjes me arsyetimin se pala premtuese e blerjes nuk kishte përmbushur detyrimet kontraktuale duke e kthyer në gjendjen e mëparshme.

Pas kësaj Vesel e R. Demiraj kanë lidhur marrëveshje të re premtim-shitje me shoqërinë “Kriol.AL” e përfaqësuar nga Kristian Koni për shitjen e së njëjtës pasuri, kundrejt çmimit prej 300 mijë eurosh. “Nga të dhënat konkludohet se shoqëria Kriol.AL e Kristian Konit është përfshirë në transaksion për blerjen e kësaj pasurie me një çmim dukshëm më të ulët se çmimi fillestar i porosisë nga Vesel Demiraj (808 mijë euro)”, thekson prokuroria.

“Në bazë të aktit noterial nr. 1946 rep. / nr. 1328 kol., është rënë dakord që shuma prej 300,000 euro të paguhet si më poshtë:

202,000 euro brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës, në llogari të shtetasve Demiraj, pranë bankave të nivelit të dytë; 98,000 euro me një ose disa këste të papërcaktuara paraprakisht, në varësi të nevojave të palës blerëse dhe në momentin e nënshkrimit të kontratës përfundimtare.

Gjithashtu, është përcaktuar se dorëzimi fizik i pasurisë nga pala shitëse te pala blerëse do të kryhej pas kryerjes së pagesës së këstit të parë, në shumën 202,000 euro”, theksohet më tej.

Deri më tani hetimet nuk kanë zbuluar nëse përplasja mes biznesmenit Demiraj dhe të dyshuarit për lidhje me organizatën mafioze Camorra për këtë pronë, të jetë motiv apo të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin në Lundër, ku mbetën të plagosur rëndë fëmijët e Demirajt dhe një shok i tyre. Deri më tani policia s’ka dyshime të forta se shënjestra është ngatërruar. Megjithatë, dalja në dritë e këtij detaji, është duke u verifikuar prej tyre.

Ndërkohë lidhur me Kristian Konin, rezulton se ai është i lidhur me organizatën mafioze italiane Camorra dhe kryente trafik droge. Pasuritë në emër të tij dhe të nënës pensioniste ka dyshime se janë blerë nga paratë e drogës, për këtë arsye është vendosur dhe sekuestro mbi to.

“Në funksion të këtij hetimi janë evidentuar edhe disa korrespondenca lidhur me veprimtarinë kriminale të Kristian Konit, ku theksohet se nga të dhënat e Interpolit, ky shtetas rezulton i përfshirë në aktivitet kriminal për trafik droge gjatë periudhës 2007-2012 në Itali”, thuhet në dosje.

Kristian Koni alias Olsi Meta njihet dhe me emrat Kelys Zydrunas dhe Zdanaivicius Ramunas, theksohet në hetimet e prokurorisë.

“Kristian Koni rezulton i përfshirë në një grup kriminal që vepronte në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali gjatë periudhës 2007–2012, si dhe janë konstatuar ndryshime gjeneralitetesh dhe përfshirje në transaksione me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me anomali financiare dhe veprime të dyshimta të lidhura me burime kriminale”, thekson prokuroria. Ndërsa nëna e tij Fitnete Meta, figuron si pensioniste, duke përfshirë transaksione me vlera të konsiderueshme pasurore që nuk korrespondojnë me statusin dhe të ardhurat e saj të deklaruara.

“Në këtë kontekst, pasuritë në emër të tyre dhe subjektit juridik “Kriol.AL” shpk përfaqësuar nga Kristian Koni, janë dyshuara si pasuri të fituara ose të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe për pasojë, vendosja e masës së sekuestros preventive është e domosdoshme për to”, thuhet më tej në dosje.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuria nr. 3/410-G54, në emër të Fitnete Meta, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 168, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410-G55, në emër të Fitnete Meta, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 169, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410+3-36, në emër të Fitnete Meta, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 53, faqe 75, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 440/242, në emër të Kristian Skënder Koni etj., e cila ndodhet në ZK 2679, volumi 26, faqe 86.
Pasuria nr. 345/39, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 2704, volumi 33, faqe 48, me indeks harte K-34-100-(27-D).
Pasuria nr. 345/32, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 2704, volumi 32, faqe 173, me indeks harte K-34-100-(27-D).
Pasuria nr. 5/499-N10, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8270, volumi 64, faqe 174, me indeks harte Tr-T-11.
Pasuria nr. 3/410-G53, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 167, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410-G79, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 193, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410-G80, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 194, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410-G85, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 199, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410-G86, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 52, faqe 200, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 3/410+3-1, në emër të Kristian Skënder Koni, e cila ndodhet në ZK 8210, volumi 23, faqe 40, me indeks harte Tr-N-8.
Pasuria nr. 569/25, në emër të “Kriol.AL” sh.p.k., e cila ndodhet në ZK 1605, volumi 17, faqe 169, me indeks harte K-34-100-(28-D).
Pasuria nr. 197/22, në emër të “Kriol.AL” sh.p.k., e cila ndodhet në ZK 1605, volumi 19, faqe 124, me indeks harte K-34-100-(28-B).
Pasuria nr. 197/14, në emër të “Kriol.AL” sh.p.k., e cila ndodhet në ZK 1605, volumi 5, faqe 226, me indeks harte K-34-100-(28-B).
Pasuria nr. 197/16/1, në emër të “Kriol.AL” sh.p.k., e cila ndodhet në ZK 1605, volumi 12, faqe 182, me indeks harte K-34-100-(28-B).
Pasuria nr. 197/24, në emër të “Kriol.AL” sh.p.k., e cila ndodhet në ZK 1605, volumi 19, faqe 126, me indeks harte K-34-100-(28-B).
Automjet me targa AB528JJ, marka SMART, modeli FORTWO COUPE, me nr. shasie WME4533621K252205, ngjyrë e zezë.
Automjet me targa KRIOL01, marka LAND ROVER, modeli RANGE ROVER.
Llogaritë bankare pranë bankave të nivelit të dytë si dhe personat fizik/juridik, në emër dhe për llogari të:

individit Kristian Koni
• Personi fizik Kristian Koni, me NIPT M31309002S
• Personi juridik “Kriol.AL”, me NIPT M12227050J
individit Fitnete Meta, me NID E75607045E
• Personi fizik Fitnete Meta, me NIPT K61906004P
• Personi fizik Fitnete Meta, me NIPT K31922003P

Video

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë zonat e ultësirës perëndimore të Krujës dhe Kurbinit, duke reduktuar ndjeshëm dukshmërinë. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që lëvizin në aksin rrugor të veriut të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, deri më tani nuk janë raportuar ngjarje apo incidente në këtë segment rrugor. Shërbimet rrugore dhe policia po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e qarkullim

? Situatë emergjente në Bangladesh! Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e ngarkesave të aeroportit ndërkombëtar “Hazrat Shahjalal” në Dhaka, duke vënë në gatishmëri të lartë autoritetet. ? Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe zjarrfikësit po luftojnë prej më shumë se tre orësh për ta vënë situatën nën kontroll. ✈️ Përkohësisht, të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor të vendit janë pezulluar. ? Pamjet nga vendi tregojnë tym të dendur të zi që ngrihet nga terminali i mallrave, duke mbuluar qiellin dhe krijuar një atmosferë mbytëse. ?‍? Mediat lokale raportojnë për disa zjarrfikës të lënduar gjatë përpjekjeve për të përballuar flakët.

Presidenti Donald Trump takohet me tenorin e famshëm Andrea Bocelli në Shtëpinë e Bardhë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka pritur në Zyrën Ovale tenorin e njohur italian, Andrea Bocelli. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe simbolizon një moment të rëndësishëm kulturor midis SHBA-së dhe Italisë. Andrea Bocelli, i njohur në mbarë botën për zërin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin në muzikën klasike e moderne, është takuar me Trump për të diskutuar tema që lidhen me artin, kulturën dhe projektet humanitare.

?️ Në shërbimin e Okulistikës në QSUT, diagnostikimi, ndjekja dhe trajtimi i të gjitha patologjive që lidhen me shikimin kryhen sipas standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor. ? Shërbimi disponon pajisje moderne dhe teknologji të avancuar, që mundësojnë realizimin e ndërhyrjeve në sy — nga ato rutinore, deri tek rastet më të ndërlikuara që kërkojnë ekspertizë të veçantë. ?‍⚕️?‍⚕️ Këshilla e mjekëve mbetet e qartë: bëni kontrolle periodike të syve! Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për të ruajtur shikimin tuaj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme