Kronika 6 September 2025, 13:38 Nga VNA

Naftëtarët e Bankers Petroleum sërish në protestë, kërkojnë marrëveshje të re me kompaninë

Ndaje në Whatsapp
Naftëtarët e Bankers Petroleum sërish në protestë,

Naftëtarët e e Bankers Petroleum të organizuar nga sindikata përfaqësuese, protestuan sërish sot duke kërkuar që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u nënshkruar më parë një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.

Me pankarta në duar dhe thirrje për më shumë transparencë, protestuesit paralajmëruan se janë të gatshëm të ndërpresin punën nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.

Sipas tyre, mungesa e transparencës mbi kontratat ekzistuese dhe heshtja institucionale lidhur me marrëveshjen e ardhshme, po i shtyn drejt grevës së përgjithshme.

Aktualisht, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga kompania Bankers Petroleum. Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar se greva do të përshkallëzohet në ditët në vijim nëse nuk ndërmerret asnjë veprim konkret nga autoritetet apo kompania.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme