Kronika 30 March 2026, 12:01 Nga VNA

Mustafa Martinaj, babai i “mbretit” të kumarit: Djali im është ekzekutuar në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Mustafa Martinaj, babai i “mbretit” të kumarit: Djali im

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj mbretit të kumarit të zhdukur pa gjurmë që nga 2022, është paraqitur në GJKKO ku do të shqyrtohet çështja e sekuestrimit të pasurive.

“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit,” tha Mustafa Martinaj. Ai tha se nuk ka se për çfarë të interesohet në prokurorinë e Kurbinit për hetimet pasi nuk ka askush vullnet ta hetojë. “Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”, tha më tej ai.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme