Kronika 15 January 2026, 15:39 Nga VNA

“Mund të ketë pasur bashkëpunëtorë edhe brenda sistemit”, Lala: Altin Ndoci planifikoi arratisjen prej kohësh

Ndaje në Whatsapp

“Mund të ketë pasur bashkëpunëtorë edhe brenda

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në studion e News24 arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, duke ngritur dyshime serioze se ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, por e planifikuar prej kohësh.

Sipas saj, Ndoci e kishte menduar arratisjen që në momentin kur u vendos në paraburgimin e Durrësit, një strukturë ku, sipas Lalës, ai nuk duhej të ishte futur për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë jashtë që e kanë ndihmuar në lëvizjen e tij dhe kam dyshime edhe për bashkëpunëtorë ose informatorë brenda sistemit,” u shpreh ajo.

Gazetarja kritikoi ashpër mënyrën se si institucionet reaguan pas arratisjes, duke thënë se në një vend normal me polici funksionale do të ishin vënë në lëvizje menjëherë të gjitha kapacitetet e sigurisë.

Sipas saj, do të duhej të ishin nxjerrë në terren qentë e specializuar, të ngriheshin dronë dhe helikopterë për gjurmim ajror dhe të informohej komuniteti për personin e rrezikshëm që ishte në arrati.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme