Kronika 20 October 2025, 13:09 Nga VNA

Motrat Berisha dënohen për dhunë ndaj blogeres Klea Prenga

Ndaje në Whatsapp
Motrat Berisha dënohen për dhunë ndaj blogeres Klea Prenga

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burgim Mariela Berishën, për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje ndaj blogeres Klea Prenga. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në dy vite. Motra e saj Antonela u dënua me 3 vite burgim, që iu reduktua me 2 vite burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar. Antoneta Berisha nuk do të shkojë në burg pasi gjykata vendosi ta pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg dhe vuri në shërbim prove për një periudhë prej 3 vitesh.

Motrat Berisha u cilësuan fajtore për dhunën që ushtruan ndaj blogeres Klea Prenga, në gusht të 2024, teksa ajo ndodhej në një restorant luksoz.

Klea Prenga pësoi plagë të pakthyeshme në fytyrë nga goditja me sende të forta.

Njoftimi

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurave M.B. dhe A.B, ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në emër të Republikës,

VENDOSI

1.​Deklarimin fajtore të të pandehures M.B. për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e rende me dashje” e kryher ne bashkëpunim parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj në bazë të këtij neni me  3 (tre) vjet burgim.

2.​Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit M. B.  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) burgim.

3.​Vuajtja e dënimit për të pandehuren M.B. fillon nga dita e vete-dorëzimit  te saj date 15.10.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.​Deklarimin fajtor të të pandehures A.B. për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e rende me dashje” e kryher ne bashkëpunim parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.

5.​Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A. B., i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

6.​Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një kohë prove prej 3 (tre) vjet, me kusht që e pandehura të mbajë kontakte me Sherbimin e Provës dhe gjate kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

7.​Heqjen e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar nga Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë  me vendimin nr. 2540 Akti, date 10.10.2024.

8.​Shpenzimet proceduriale gjate fazes se hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te pandehurave ne menyre solidare.

9.​Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall sot në Tiranë, më datë 16.10.2025

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme