Kronika 19 November 2025, 15:05 Nga VNA

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier: Përmbytje, rrëshqitje dherash dhe bllokime në disa zona

Ndaje në Whatsapp

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier:

Situata e motit të keq në disa qarqe të vendit vijon të jetë alarmante. Reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash, dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra fshatra, duke izoluar disa zona dhe vënë në rrezik banesat dhe bagëtitë e banorëve.

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier:

Situata e krijuar në qarkun e Lezhës mbetet problematike, sidomos në Njësitë Administrative Mamurras dhe Milot në Kurbin, ku uji ka tërhequr nga disa zona, por pasojat janë të konsiderueshme për pronat dhe infrastrukturën. Në Bashkinë Mirditë, disa zona vazhdojnë të jenë të izoluara për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe dëmtimit të rrugëve. Fshatrat Shengjergj dhe Klos në Njësinë Administrative Fan janë bllokuar plotësisht, ndërsa rruga kryesore e Kurbneshit është e mbyllur. Probleme ka gjithashtu në Orosh, Kaçinar dhe në Rrëshen, ku është shembur ura që lidh fshatin Jezull me rrugën kryesore.

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier:

Katër familje janë evakuar në Delvinë dhe dy në Finiq, pasi uji në banesa shkoi në 50 cm.

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier:

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier:

Në qarkun e Elbasanit, dhjetëra fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike, ndërsa akset rrugore kanë pësuar dëmtime nga gurë, pemë dhe aluvione. Në Memaliaj, niveli i lumit Vjosë ka arritur 6 metra, duke rrezikuar përmbytje, ndërsa banorët këshillohen të evakuojnë bagëtitë. Në Gramsh, lumi në fshatin Kërpicë kërcënon disa banesa, dhe autoritetet kanë dërguar fadroma dhe zjarrfikës për ndërhyrje emergjente.

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, Elbasan dhe Fier:

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme