Kronika 28 October 2025, 14:23 Nga VNA

Mos ndaloni skuterat por vrasësit me makina luksoze!

Ndaje në Whatsapp
Mos ndaloni skuterat por vrasësit me makina luksoze!

Një tjetër tragjedi rrugore ka tronditur vendin. Në Vlorë, pas mesnate, një 17-vjeçar që po kthehej nga puna si kamarier u përplas për vdekje nga një makinë tip “Porsche”. Drejtuesi i mjetit ishte i dehur dhe lëvizte me shpejtësi skëterrë në zonë urbane. Një jetë e re u shua në vend, ndërsa autori, si shumë të tjerë para tij, pritet t’i shpëtojë lehtësisht pasojave me ndonjë gjobë apo me disa muaj burg.

Ky nuk është një rast i izoluar. Prej vitesh rrugët shqiptare janë kthyer në terren për “vrasësit me makinë”, të cilët ecin pa frikë, të mbrojtur nga lidhje, nga arroganca dhe nga një sistem që ka dështuar të vendosë rend. Shoferë të dehur apo të droguar, shpesh me makina luksoze, përplasin njerëz e fëmijë dhe dalin të nesërmen të lirë. Ndërkohë që këto ngjarje përsëriten, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit gjejnë kohë e energji për të ndaluar… skuterat elektrikë.

Aksioni i nisur nga ministrja Albana Koçiu për ndalimin e skuterave u bë brenda ditës, pa asnjë dokument zyrtar, vetëm pas një postimi në Facebook. Policia reagoi menjëherë për ta zbatuar këtë “urdhër verbal”, sikur qytetarët me skuter ishin rreziku më i madh në rrugë. Ndërkohë që të dehurit në timon, me makina që fluturojnë mbi vijat e bardha, vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, do të duhej të merrej me këta. Të kërkonte aksione kundër atyre që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo drogës, të kërkonte ndëshkime shembullore për ata që marrin jetë njerëzish në rrugë. Por për momentin, duket më e lehtë të ndalosh një qytetar me një skuter sesa një “Porsche” që ecën me 180 km/orë në qytet.

Në një vend ku jeta e njeriut matet me pagesën e një gjobe, ku policia ndalet tek i dobëti dhe mbyll sytë për të fortin, nuk ka rend, nuk ka drejtësi. Nëse ministrja Koçiu kërkon të bëjë ndryshim, le të fillojë nga aty ku ndodhin vrasjet e vërteta — jo tek ata që ecin me skuter për të shkuar në punë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme