Kronika 30 September 2025, 13:54 Nga VNA

Mori ryshfet 1 mijë euro, Apeli i GJKKO lë në burg edhe ish-inspektorin tjetër të IMT-së

Ndaje në Whatsapp
Mori ryshfet 1 mijë euro, Apeli i GJKKO lë në burg edhe

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin G.F., pas shqyrtimit të ankesës së paraqitur prej tij. Vendimi u shpall sot nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Sipas njoftimit për mediat, Apeli shqyrtoi ankimin kundër vendimit nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, por vendosi ta rrëzojë atë, duke konfirmuar masën e arrestit me burg për G.F. Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e njoftimit zyrtar.

Ndërkohë, në një vendim të mëparshëm, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte konfirmuar gjithashtu masën e arrestit me burg për ish-inspektorin e IMT-së, shtetasin K.Zh., i cili ndodhet nën hetim për veprimtari të dyshuara korruptive në ushtrimin e detyrës.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme