Kronika 27 September 2025, 14:59 Nga VNA

Morën peng të miturin në aksin Fushë Krujë-Vorë, policia arreston dy persona, në kërkim dy të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Morën peng të miturin në aksin Fushë Krujë-Vorë,

Policia ka arrestuar dy persona si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të tjerë lidhur me ngjarjen ku u mor peng një i mitur në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Policia bën me dije se ka arrestuar Edmond Kovaçi dhe Dashnor Kovaçi, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë të miturit.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, u shpallën në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

Dy personat e shpallur në kërkim kanë goditur me grushta shtetasin e mitur, si dhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.

Policia po punon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë-Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:

E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.

Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.

Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme