Kronika 14 December 2025, 16:38 Nga VNA

Morën peng dhe dhunuan 32 vjeçarin/ Gjykata liron vëllain e deputetit Nallbati, jashtë qelisë edhe dy të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Morën peng dhe dhunuan 32 vjeçarin/ Gjykata liron vëllain e

Pas 40 ditësh në qeli, Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, si dhe Marsel Bucci dhe Trajan Çeliku, kanë lënë burgun e Drenovës, pasi gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Tre të dyshuarit akuzohen se më shumë se një muaj më parë, në Bilisht, kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar 32-vjeçarin Ilir Topçiu, duke e mbajtur peng për disa orë në një magazinë.

Ngjarja tronditi opinionin publik dhe solli shkarkimin e drejtorit të Policisë së Qarkut, Erion Ahmeti, si dhe pezullimin e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.

Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku akuzohen për “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, ndërsa Marsel Bucci edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet për çështjen vijojnë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme