
Gjykata e Tiranës dënoi me 15 muaj burgim mjekun Dervish Hasi.
Gjyqtarja Vjollca Spahiu bëri rikualifikim të veprës penale pasi mjeku ishte i pandehur për pornografi.E mitura me të cilën kishte shkëmbyer foto intime është tashmë gruaja e tij e 4.
Arrestimi i mjekut Dervish Hasi para 3 vitesh hapi një debat shumë të madh në media e rrjetet sociale.
Mjeku kirurg ra në pranga për shfrytëzim prostitucioni dhe menjëherë pas ngjarjes u pezullua nga detyra në QSUT. Mjeku u denoncua se kishte lidhje me një 16-vjeçare të cilën e prezantonte si gruan e katërt.