Kronika 24 September 2025, 13:08 Nga VNA

Minatori 38-vjeçar humb jetën në galerinë e kromit në Bulqizë

Ndaje në Whatsapp
Minatori 38-vjeçar humb jetën në galerinë e kromit në

Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori u shënua të mërkurën, rreth orës 11:30, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetonte për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Minatori u transportua në spitalin e Bulqizës, por pa shenja jete. Burime nga stafi mjekësor i thanë BIRN se punëtori kishte marrë dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “TRUE – L Shpk”, e cila është në pronësinë e Roland Kacit dhe Lejdon Gjonit. Kaci mban edhe detyrën e administratorit të subjektit. Deri në publikimin e këtij lajmi, kompania nuk ishte e arritshme për një qëndrim mbi rrethanat e aksidentit.

Ky aksident përbën ngjarjen e katërt me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti. Vetëm një muaj më parë, një 66-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Gjithashtu disa muaj më parë edhe një punëtor i ri humbi jetën teksa punonte në një fabrikë pasurimi kromi në Klos, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm pas disa javësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë banorët e zonës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës.

Referuar të dhënave zyrtare, pas ndërtimit, sektori i minierave dhe karierave mbetet ndër më të rrezikshmit, duke përbërë rreth 18 % të aksidenteve të raportuara në punë për vitin 2024./BIRN/

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme