Kronika 19 February 2026, 14:31 Nga VNA

Minatorët protestojnë para Kuvendit, kërkojnë pension të plotë dhe miratimin e statusit

Ndaje në Whatsapp

Minatorët protestojnë para Kuvendit, kërkojnë pension

Një grup minatorësh u mblodhën sot para godinës së Kuvendi të Shqipërisë, për të protestuar për atë që e cilësojnë si trajtim të padrejtë në përfitimin e pensioneve dhe mungesën e mbështetjes institucionale për kategorinë e tyre.

Protestuesit shprehën pakënaqësi për pensionet e pjesshme që, sipas tyre, nuk reflektojnë vështirësinë dhe rrezikshmërinë e punës në miniera. Ata kërkuan miratimin e një statusi të posaçëm për minatorët, si dhe përfitime shtesë që lidhen me natyrën e punës së tyre.

“Ne nuk marrim pension të plotë dhe nuk kemi përfituar asnjëherë nga benefite që i takojnë kësaj kategorie. Kërkojmë statut dhe mbështetje konkrete”, u shprehën disa prej protestuesve gjatë tubimit.

Minatorët theksuan gjithashtu se ndër vite nuk kanë pasur një sindikatë funksionale që të mbrojë të drejtat e tyre, çka sipas tyre ka ndikuar në mungesën e përfaqësimit dhe zgjidhjes së problematikave.

Gjatë protestës, ata i bënë thirrje deputetëve dhe mediave që të vizitojnë nga afër vendet e tyre të punës për të parë kushtet në të cilat operojnë.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme