Kronika 24 October 2025, 20:52 Nga VNA

Michele D’Angelo, profesori i burgosur për më shumë se dy muaj në Shqipëri është kthyer në Itali

Ndaje në Whatsapp
Michele D’Angelo, profesori i burgosur për më shumë se dy

Pas 75 ditësh ndalimi në Shqipëri, gjatë natës është kthyer në Itali Michele D’Angelo, pedagog i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, i arrestuar dhe dërguar në burg në muajin gusht. 44-vjeçari u nis nga Tirana rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, të enjten më 23 tetor, së bashku me të fejuarën e tij, Vanessa Castelli.

Pasi u ul në aeroportin e Romës “Fiumicino” pak pas mesnate, ai u drejtua më pas për në L’Aquila. Autoritetet kompetente, si ato italiane ashtu edhe ato shqiptare, kanë vendosur të ruajnë diskrecionin maksimal deri në fund të transferimit. Profesori, tashmë i lirë me kusht pas më shumë se dy muajsh burgim, duhet të respektojë vetëm detyrimin e paraqitjes periodike (nënshkrimit).

“Michele është shumë i lodhur, por mund të themi se një makth ka marrë fund, tani mund të marrim frymë,” tha Castelli, e cila gjatë këtyre muajve kishte bërë disa thirrje për ta kthyer partnerin e saj në Itali dhe kishte ndjekur me shqetësim gjithë zhvillimin e çështjes.

D’Angelo ishte arrestuar më 8 gusht pas një aksidenti në rrugën Levan-Fier, ku humbi jetën një adoleshent. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Në përplasjen në fjalë, makina e tij Lancia Ypsilon ishte goditur nga një Mercedes, i drejtuar nga një shtetas shqiptar që dyshohet se kishte humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.

D’Angelo po udhëtonte me rreth 40 kilometra në orë dhe, pas përplasjes, ishte larguar nga automjeti. Ky veprim u konsiderua nga autoritetet shqiptare si braktisje e mjetit dhe shkelje e rregullave të qarkullimit. Ndërkohë, avokatët e tij e kanë cilësuar si një reagim instinktiv dhe jo si përpjekje për arratisje. Hetimet pritet të përfundojnë në mesin e nëntorit.

Pak ditë më parë, pas marrjes së lajmit për kthimin e afërt të tij, rektori i Universitetit të L’Aquila-s, Fabio Graziosi, kishte shprehur kënaqësi: “Jemi shumë të lumtur që profesori Michele D’Angelo, kolegu ynë i nderuar, do të mund të kthehet së shpejti në Itali,” kishte deklaruar ai.

“Si universitet, që nga ditët e para pas ngjarjeve që përfshinë prof. D’Angelo, jemi mobilizuar, duke qëndruar pranë bashkëshortes dhe familjes së tij, dhe kemi ndjekur me kujdes e diskrecion zhvillimin e situatës.”

Edhe kryetari i bashkisë, Pierluigi Biondi, kishte shprehur kënaqësi: “E pres me kënaqësi të thellë lajmin për fillimin e procedurave për lirimin e Michele D’Angelo-s, bashkëqytetarit tonë të ndaluar në Shqipëri që nga gushti i kaluar,” kishte thënë ai.

“Gjatë këtyre muajve është bërë një punë e heshtur, konkrete dhe e vendosur, ku që në fillim janë angazhuar ambasada dhe konsullata nëpërmjet Farnesina-s, zëvendësministrit Edmondo Cirielli dhe gjithë stafit të tij, të cilëve u shpreh falënderimet e mia të sinqerta për gatishmërinë, vëmendjen dhe ndjeshmërinë e treguar.”

“Që nga ditët e para, kur u kontaktova nga partnerja Vanessa, e kemi ndjekur nga afër zhvillimin e situatës – ka shpjeguar ai – Ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por sot mbizotëron ndjenja e mirënjohjes: ndaj atyre që kanë punuar larg vëmendjes së mediave dhe ndaj të gjithë atyre që, me respekt dhe ndjenjë përgjegjësie institucionale, po kontribuojnë për ta sjellë Michele-n në shtëpi.”

“Jemi të bindur se të gjitha aspektet e çështjes do të sqarohen dhe se ai do të mund të lërë pas këtë periudhë të trishtë.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme