Kronika 16 February 2026, 12:38 Nga VNA

“Metamorfoza”, debate të forta në GJKKO për Sky ECC mes avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe prokurorëve të SPAK

Ndaje në Whatsapp

“Metamorfoza”, debate të forta në GJKKO për Sky ECC

Në Gjykatën e Posaçme po shqyrtohen akuzat penale të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, mes tyre dhe biznesmeni e investitori strategjik Pëllumb Gjoka. Në seancën e së hënës, SPAK kërkoi thirrjen e 40 deshmitarëve, të cilët do të pyeten për vrasjen e Gjin Ndojit Boriçit në 2020 në Vaun e Dejës dhe sigurimt të kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi Musabelli, krime të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Seanca u shoqërua me debate të forta mes avokatëve të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të posaçëm.

Debati lidhej me mospërputhjen e orarit te bisedave ne SKY EÇ dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të 2020.

“Nuk është i njëjtë orari i servave të Sky EÇ me orën lokale”, tha prokurori i posaçëm.

“Procesverbali i Pëllumb Gjokës është spostuar, është manipulim”, deklaroi Guri Brahimllari, avokat i biznesnemit.

Gjykata vendosi ta shtyjë seancën mbi kërkesën e avokatëve për kohë që të njihen me përmbajten e provave. Në të njëjtin proces me Gjokën po gjykohet edhe Behar Bajri dhe Edmond Preka.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme