Gjykata e Posaçme do të vendosë sot lidhur me kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë. Ish-presidenti kërkon lirimin nga qelia, edhe në këmbim të masave alternative, siç është ndalimi për të dalë jashtë vendit apo detyrimi për t’u paraqitur.
Meta është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, bashkë me ish-bashkëshorten dhe tre persona të tjerë. Kreu i Partisë së Lirisë mbahet në qeli prej 21 tetorit 2024.






















