Kronika 10 May 2026, 11:17 Nga VNA

Mes të proceduarve në protestën e PD edhe tre shtetas italianë

Ndaje në Whatsapp
Mes të proceduarve në protestën e PD edhe tre shtetas

Tre shtetas italianë janë mes gjashtë personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u regjistruan përplasje dhe akte dhune ndaj forcave të policisë.

Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj efektivëve, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e mjeteve shpërthyese të tipit molotov.

Të huajt janë marrë në pyetje nga autoritetet hetimore, por kanë refuzuar të japin shpjegime mbi arsyet e pjesëmarrjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si janë bërë pjesë e tubimit.

Në total, për ngjarjet e asaj proteste janë proceduar gjashtë persona, të dyshuar për akte dhune dhe përdorim molotovësh ndaj policisë gjatë tubimit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme