Kronika 17 December 2025, 17:12 Nga VNA

Merrte para “për të hyrë mik te gjyqtari”, GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren e tij

Ndaje në Whatsapp

Merrte para “për të hyrë mik te gjyqtari”, GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për ish-Audituesin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bardhi Koçi, dhe bashkëpunëtoren e tij, Pranvera Meshi, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Koçit dënimi i është konvertuar me shërbim prove prej 3 muajsh e 4 ditësh. Ndërsa Pranvera Meshi, e cila është dënuar me 8 muaj burg, përmes gjykimit të shkurtuar është lënë e lirë.

Bardhi Koçi, me profesion avokat, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar si Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ka kërkuar nga Pranvera Meshi, shumën prej 1500 eurosh dhe ka marrë prej saj paraprakisht 1000 një mijë euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimmarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Gjithashtu, Koçi ka kërkuar 1,300 euro nga një tjetër shtetas, me qëllim përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetases N.M., e arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ai rezulton gjithashtu i përfshirë në marrjen e përfitimeve të paligjshme nga shtetasi R.G., për të ushtruar ndikim tek ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Ky ndikim lidhej me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike të sekuestruar shtetasit B.G., i dyshuar po ashtu për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme