Kronika 30 Shtator 2025, 21:23 Nga VNA

Merr fund arratia 9-vjeçare: Arrestohet në Kolumbi Genti Krasniqi, bosi shqiptar i heroinës që vinte nga Tirana

Ndaje në Whatsapp
Merr fund arratia 9-vjeçare: Arrestohet në Kolumbi Genti Krasniqi,

Autoritetet kolumbiane kanë vënë në pranga shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine. Arrestimi u krye në qytetin Tunja, ku ai u identifikua dhe ndalua në ambientet e Zyrës së Emigracionit, pas një tentative për të kryer procedura administrative. Sipas të përditshmes prestigjioze “El Tiempo”, Krasniqi jetonte në Kolumbi prej disa vitesh duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në realitet ishte një prej figurave kryesore të trafikut të drogës, në arrati prej vitit 2016.

Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar në vitin 2016 se një apartament luksoz në qytet përdorej nga një çift – një grua italiane dhe një shtetas shqiptar – për të fshehur sasi të mëdha heroine që vinin nga Tirana. Çifti u arrestua në atë kohë, por Genti Krasniqi arriti t’i shpëtonte operacionit të policisë italiane dhe u arratis, duke u shpallur menjëherë në kërkim ndërkombëtar me “circular roja” nga Interpol.

Burime të “El Tiempo” raportojnë se Krasniqi kishte hyrë në territorin kolumbian që në vitin 2023. Ai kishte qëndruar kryesisht në Bogotá dhe në qytete të tjera të mëdha, ndërsa kohët e fundit ishte vendosur në Tunja. Sipas hetimeve paraprake, arsyeja e lëvizjes drejt këtij qyteti lidhej me faktin se pasaporta e tij kishte skaduar dhe ai mendonte se në një zonë më të vogël do të shmangte vëmendjen e autoriteteve, duke mos rënë në sy të sistemit të Interpolit. Emri i Krasniqit figuron në disa dosje gjyqësore ndërkombëtare, ku përmendet si pjesë e një rrjeti trafikantësh heroine me bazë në Itali dhe Shqipëri. Hetimet kanë zbuluar se rrjeti përdorte prostituta si korriere për të transportuar ngarkesat e drogës drejt destinacioneve të ndryshme në Europë.

Aktualisht, Genti Krasniqi ndodhet në paraburgim në Kolumbi, ndërsa autoritetet lokale presin kërkesën zyrtare të Italisë për ekstradimin e tij. Procesi pritet të zgjasë disa javë, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme kolumbiane ka nisur hetimet për të identifikuar personat ose grupet që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të tij në vend, si dhe mënyrat se si ai arriti të hyjë në territorin kolumbian pa u zbuluar nga autoritetet.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme