Kronika 10 December 2025, 22:09 Nga VNA

“Mendoj se ka një preferencë“ Klodiana Lala zbardh disa nga detajet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Ndaje në Whatsapp
“Mendoj se ka një preferencë“ Klodiana Lala zbardh disa

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi sot procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, që pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme. Lala deklaroi se ekziston një përplasje mes qeverisë dhe ndërkombëtarëve lidhur me këtë zgjedhje.

Sipas Lalës, ndërkombëtarët kanë një prokuror të preferuar për të marrë drejtimin e SPAK, ndërsa qeveria ka interesat e veta. “Ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Kemi katër kandidatë dhe një prej tyre është grua. Kandidatët janë Adnan Xholi dhe Klodian Braho, prokurorë karriere, si dhe Elvin Gogaj, i cili ka punuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe më pas është rikthyer në SPAK”, tha Lala.

Gazetarja shtoi se nesër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) do të jenë të pranishëm shumë diplomatë, ndërsa ndërkombëtarët do të ndjekin me kujdes procesin. Secili kandidat do të prezantojë për çështjet më të rëndësishme që ka hetuar. Pas përfundimit të intervistave, KLP do të zhvillojë një votim të hapur, dhe në rast të balotazhit do të ketë votim të dytë.

Lala theksoi gjithashtu se pas zgjedhjes do të emërohet pasuesi i Altin Dumanit. “Përfaqësuesit e ambasadës amerikane do të jenë shumë të pranishëm. Ndërkombëtarët e konsiderojnë SPAK-un një institucion shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kanë një preferencë për një kandidat që nuk mund të ndikohen lehtësisht nga politika”, deklaroi ajo.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme